Kryegjyshata Bektashiane vlerëson 3 figura, Brahimaj: Me vepra i fituan zemrat e besimtarëve

Kryegjyshata Bektashiane vlerëson 3 figura, Brahimaj: Me vepra i fituan zemrat e besimtarëve

15:51, 24/02/2024
A+ Aa A-

Në kujtesë të tri figurave të ndritura që shërbyen si klerikë e fituan zemrat e besimtarëve Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar në Selinë e Shenjtë  një aktivitet  në nder të Baba Sherif Canometaj, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza. Kryegjyshi Botëror Bektashian Edmond Brahimaj u shpreh se këto figura fituan respektin e besimtarëve përmes kontributit të tyre të vyer.

 

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar në Selinë e Shenjtë  një aktivitet dedikuar tre figurave të shquara të bektashizmit, Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.

Përgjatë ceremonisë që përkujton këto tre figura të ndritura, Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian tha se gjatë shërbimit të gjatë si klerikë, me punën dhe kulturën e gjerë që zotëronin, ata kishin fituar respektin e zemrat e besimtarëve bektashianë.

Në aktivitetin për nder të tri figurave me kontribut të vyer, Kryegjyshata Botërore Bektashiane i akordoi Baba Sherif Canometaj, vlerësimin një figurë e shquar atdhetare. Në fund të ceremonisë Kryetarja e Këshillit Qarkut Elbasan i dorëzoi Kryegjyshit Botëror Dekoratën “Nder i Qarkut Elbasanit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco