VIDEO/ Mospranimi i fëmijës autik në shkollë. Mësuesja bullizon vajzën 9-vjeçare

22:08, 23/02/2024
A+ Aa A-

Një pjese te konsiderueshme te ditës, fëmijët e kalojnë ne shkolle, duke ndare momente te rëndësishme me bashkëmoshataret, por edhe me mësuesit, qe janë një kolone e rëndësishme ne formimin dhe edukimin e tyre.

Por jo gjithmonë ndodh kështu, si për shembull në rastin e vajzës autike nga Mollasi, e cila pengohet nga mësuesja e saj kujdestare për të marrë pjesë në mësim. 

Ne realitet e mitura ka një mësuese ndihmese, e cila është e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor, por vetëm për dy ore. Kohe e pamjaftueshme, qe e penalizon 9 -vjeçaren per orët e tjera te mësimit, ne te cilat nuk pranohet, madje izolohet nga mësuesja kujdestare e klasës se trete.

Shpesh herë në mungesë te mësueses ndihmese, e cila për arsyet e saj nuk paraqitej ne shkolle, gjerat per te voglën vështirësohen, sepse siç thamë, mësuesja kujdestare nuk e konsideron aspak vajzën autike si pjese e klasës.

‘Vajzën e çuam në shkollë, si çdo ditë, por kur shkuam për ta marrë pamë kuptuam se mësuesja e kishte nxjerrë jashtë klasës. Duke qenë në këto kushte, ajo kishte përfunduar në ambientet e tualetit’- shprehet Gazment Mëhalla, babai i vajzës.

Menjëherë pasi kane gjetur vajzën te pashoqëruar dhe larg klasës ku duhej te ishte, dy prindërit e saj kane shkuar ne drejtorinë e shkollës, i cili premtoi se gjërat do të rregullohen, por në momentin që ka tentuar të integrojë vajzën në klasë, mësuesja jo vetëm qe nuk e ka pranuar gabimin e bere, por ka refuzuar qe vajza autike te rikthehet ne klase, duke kërcënuar se do ishte ajo qe do linte mësimin. 

Pavarësisht këtij rebelimi absurd, nga drejtoria e shkollës nuk do merrej asnjë mase drastike për te vene ne vend dinjitetin e një fëmije te bullizuar, as me pak e as me shume se sa nga mësuesja kujdestare.

Kjo gjë e detyron babain te vazhdoje me serine e ankesave, këtë radhe tek drejtoresha e Zyres Vendore Arsimore te Cërrikut, e cila duke përdorur autoritetin e saj, mendoi ta zgjidhte ne mënyrën me te thjeshte problemin, duke i thirrur ne zyre te gjithë personat e përfshire ne këtë histori aspak për t’u krenuar. 

Pa harruar te thërrasë edhe Dhuratën, mësuesen problematike, e cila me kokëfortësinë e saj, po detyronte një fëmije autik te braktiste shkollën.

Çfarë bën përshtypje ne këtë histori, është moskokëçarja deri ne arrogance e mësueses, jo vetëm ndaj prindërve te vajzës por edhe ndaj autoriteteve arsimore. Ajo nuk iu bind ne asnjë moment atyre, qofte edhe për një ballafaqim me prindërit për ti dhëne një zgjidhje situatës se krijuar nga ajo vete. 

Sidoqoftë, raporti i mësueses rebele me drejtuesit e saj është një histori tjetër.

Edhe pse kane kaluar me shume se dy vite nga nisja e kësaj historie, por situata për vajzën mbetet e njëjte. Ajo vazhdon të mospranohet ne procesin mësimor nga një mësuese e vetme, qe përdor autoritetin e saj kundër një fëmije autik.

Indiferenca e kesaj te fundit, e detyron babain te rikthehet serish ne zyrën e drejtoreshës se shkollës, e cila ngjan e pafuqishme ndaj këtyre gjesteve te vartëses.
Shihet qarte se drejtoresha ne këtë histori, me shume se ne një rol drejtueseje është ne rol negociatoreje. Ajo gjate gjithë kohës kërkon te qetësoje prindin e zemëruar, por duke i dhënë te kuptoje atij se kane te bëjnë me një person te pamenaxhueshem. Sidoqoftë pas momenteve te para te hezitimit, ajo merr guximin te përballet me mësuesen problematike, e cila zgjedh të injorojë totalisht babain e fëmijës. 

Ne këto kushte kur drejtoresha duket e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje problemit, babai i vajzës shkon edhe njëherë tjetër ne Zyrën Vendore Arsimore te Cërrikut, ku duket se gjerat do te marrin drejtimin e duhur. Ne këtë takim balle për balle, pritet që mësuese Dhurata te vihet me shpatulla pas murit nga drejtuesit me te larte te arsimit ne Cërrik. 

Por nuk ndodhi kështu, pasi kjo e fundit nuk u paraqit në mbledhje. 

Pjesëtaret e komisionit, te vene ne siklet, mundohen te argumentojnë mungesën e mësueses, pa guxuar te tregojnë te vërtetën, qe asaj ne mënyre te përsëritur nuk ia ka ndjere për asnjërin prej tyre. 

Dhe kjo ka zgjatur për vite me radhe.

Po përballë Piranjave, si do të reagoje kjo mësuese? 

E vënë me shpatulla pas murit, mësuesja nuk ndalon në asnjë moment për të dhënë një përgjigje, por zgjedh të qëndrojë mbyllur në një klasë, duke iu shmangur kështu përgjegjësisë së veprimeve të saj. 

Shpresojmë, që ndoshta diçka me shume për ketë rast te paprecedent, mund te na thotë drejtoresha e shkollës.

‘Do mundohemi ta zgjidhim. Prandaj e mblodhëm komisionin. Nuk do jetë nevoja që të ktheheni sërish, pasi kësaj situate do t'i japim fund.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco