Jeta pranë një porti në rezidencat premium, zbuloni risitë që sjell Vlora Marina

Jeta pranë një porti në rezidencat premium, zbuloni risitë që sjell Vlora Marina

14:50, 23/02/2024
A+ Aa A-

Përqëndrimi i  jetës në kryeqytet është një trend që ka dominuar stilin e jetesës në Shqipëri të paktën këto dy dekadat e fundit. Por duket se së fundmi ky trend po transferohet në zonat bregdetare ku gjithnjë e më shumë vëmë re preferencën në rritje për të zhvilluar një stil të ri jetese buzë detit. Të dhënat e fundit nga tregu i pasurive të patundshme dëshmojnë se gati 30% e investimeve totale janë të orientuara në zonën bregdetare, një tendencë kjo në rritje krahasuar me disa vite më parë ku mbi 80% e këtyre investimeve shkonin për prona në kryeqytet. Më i preferuari mbetet jugu i Shqipërisë e veçanërisht qyteti i Vlorës i cili u rendit nga booking.com si destinacioni i dytë në botë që do të jetë trendi i turizmit gjatë vitit 2024. Ajo çfarë e bën edhe më të preferuar këtë destinacion është përqëndrimi i investimeve dhe zhvillimi i infrastrukturës moderne që krijon të gjithë kushtet për një jetesë atraktive përgjatë gjithë vitit  dhe gjithashtu një investim të sigurt si për vendasit ashtu edhe për të huajt. Kjo situatë ka bërë që vitet e fundit të rritet ndjeshëm edhe interesi i shtetasve të huaj për të investuar në Shqipëri dhe kryesisht me prona në zonën bregdetare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në vendin tonë kanë një trend rritës sidomos dy vitet e fundit. Në 2022 vëmë re një rritje me 26% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtat shifra jemi edhe gjatë vitit 2023 ku pjesa më e madhe e investimeve nga shtetas të huaj në këtë sektor u përqëndruan në zonat bregdetare. 

Një projekt që plotëson më së miri kërkesat dhe pritshmëritë e kujtdo që dëshiron të investojë për një të ardhme të sigurt është Vlora Marina, një investim prej miliona eurosh që sjell një koncept të ri jetese pranë të vetmes marinë të klasit botëror në vend, në zemër të qytetit të Vlorës. 

Përveç marinës pjesë e rëndësishme e projektit është një rezidencë me mbi 800 apartamente premium me pamje nga deti, kalaja dhe marina, me hapësira të bollshme dhe taraca me pamje piktoreske dhe ndërtime cilësore në harmoni të plotë me natyrën. Materialet e përdorura për ndërtimin e apartamenteve janë të gjitha echofriendly, ose miqësore me mjedisin, të cilat në krahasim me materialet tradicionale garantojnë ruajtjen e burimeve, efikasitetin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve, duke garantuar një jetesë të shëndetshme dhe mbrojtje të mjedisit. Apartamente të tipologjive të ndryshme ofrojnë të gjitha kushtet për një jetesë plot stil dhe elegance. Komoditeti dhe ndjesia e rehatisë përmes gjithë detajeve plotësuese e diferencojnë këtë projekt nga shumë të tjerë duke ju udhëhequr drejt një stili jetese të shëndetshëm buzë detit. Kompleksi ofron gjithashtu të gjitha facilitetet që ju nevojitet, ambiente reakretive për gjithë familjen, parqe, mundësi pafund për argëtim dhe relaks.  

Shëtitorja buzë detit është një tjetër element që plotëson më së miri këtë projekt. Aty do të gjeni të gjithë njësitë e shërbimit, do të shijoni kuzhinën autentike përmes bareve dhe restoranteve më në zë. Mbi 70 brande ndërkombëtare do të jenë në dispozicionin tuaj duke ofruar më të mirën e çdo shërbimi. 

E gjithë kjo zonë edhe pse ndodhet brenda kompleksit rezidencial do të jetë e aksesueshme nga të gjithë, si nga rezidentët ashtu edhe nga vizitorë të ndryshëm që duan të shijojnë baret, restorantet dhe të eksplorojnë të gjitha njësitë e shërbimit, apo zonën rekreative të projektit. 

Marina e parë e klasit botëror në vend është një tjetër element shumë i rëndësishëm i këtij projekti. Me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte kjo marinë do të ofrojë të gjitha shërbimet për një qëndrim të sigurt si për pronarët ashtu edhe për mjetet lundruese. Menaxhuar nga D-Marin, gjigandi ndërkombëtar për menaxhimin e marinave, ky port modern jahtesh do të shërbejë si një urë lidhëse me brigjet e Mesdheut, ndërsa do të ofrojë shërbime të standardeve europiane të njëjta me marinat moderne në vendet më të zhvilluara europiane e më gjerë. 

Hotelet me 5 yje si Vlora Marriott Hotel do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë krejt unike teksa eksploroni  rajonin e Vlorës dhe brigjet e Mesdheut. 

Bashkë me hotelin, Vlora Marina sjell për herë të parë në Shqipëri rezidencat e branduara nën firmën e Marriott International. 

Këto lloj rezidencash edhe pse janë prezantuar për herë të parë para 100 vitesh, vetëm vitet e fundit kanë fituar një popullaritet të gjerë në të gjithë botën. Ajo çfarë i diferencon ato është fakti që të gjithë pronarët e banesave të branduara që vijnë nën markën e hotelit përkatës kanë akses në të njëjtat lehtësira dhe shërbime që ofron hoteli. E njëjta filozofi do të zbatohet edhe për  rezidencat e branduara në Vlora Marina. 

Të gjithë këtë panoramë e plotëson më së miri vetë qyteti i Vlorës, një qytet i pasur me atraksione të shumta natyrore e kulturore. Vlora ofron mundësi eksplorimi në 365 ditë të vitit me parqe natyrore, monumente kulture, kështjella e pamje nga më piktoresket në një kombinim perfekt mes malit dhe detit. Mes mundësive të shumta për eksplorim dhe komoditetit që ofron një rezidencë premium pranë një marine të klasit botëror, çdo ditë e jetës tuaj në këtë qytet do të jetë ndryshe, e gjallë, dinamike dhe plot emocion.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco