SYRI TV/ Kuçovë, banorët e Velagoshtit në protestë: Duam rikonstruksion të rrugës

13:54, 23/02/2024
A+ Aa A-

Rikthehen në protestë, banorët e fshatit Velagosht në Kuçovë. Ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, e cila po i dëmTon ekonomikisht, pasi nuk dalin dot në treg për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Nga SYRI TV

Banorët e fshatit Velagosht në bashkinë e Kuçovës kanë dalë sot sërish në protestë në lidhje me rrugën e fshatit.

Banorët kanë protestuar para derës së bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar edhe takim me përfaqësuesit e bashkisë, por askush nuk i ka pritur këtë herë.

Ata kanë deklaruar se rruga e fshatit të tyre ka mbi 30-vite pa asnjë ndërhyrje dhe është totalisht e shkatërruar,duke e bërë të vështirë qarkullimin jo vetëm me mjete por edhe në këmbë.

Nënkryetari i bashkisë Kuçovë, Sybi Shehu, u shpreh se bashkia do të bëjë riparime në rrugë, ndërsa është justifikuar me mungesën e fondeve për shtrim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco