Sot e nesër, diell e mjegull në verilindje, temperaturat me rritje

Sot e nesër, diell e mjegull në verilindje, temperaturat me rritje

08:42, 16/02/2024
A+ Aa A-

Fusha barike me presion të lartë atmosferik po sjell masa ajri të ngrohta në pellgun e Mesdheut duke shkaktuar sërish anomali të klimës në territorin e Shqipërisë.

E premte, 16 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    -3/13°C

- Zonat e ulëta      1/19°C

- Zonat bregdetare 6/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 16 shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C –3°C në mëngjes deri në  10°C – 13°C gradë Celsius në mesditë.

E shtunë, 17 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     0/18°C

- Zonat e ulëta      1/20°C

- Zonat bregdetare 6/20°C/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco