Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

11:26, 15/02/2024
A+ Aa A-

Treguesi i aftësive dixhitale shërben si një mjet thelbësor për monitorimin e objektivit të Dekadës Digjitale të BE-së, duke synuar për të siguruar që të paktën 80% e të rriturve në vendet e BE-së të kenë të paktën aftësi bazë digjitale deri në vitin 2030.

Por Shqipëria duket se po përballet me vështirësi serioze në arritjen e këtij objektivi për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe aftësive digjitale në Shkolla.

Të dhënat e fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO ) tregojnë se në Shqipëri, në vitin 2021 rreth 24 % e të rriturve kanë të paktën aftësi bazë digjitale.

Për më tepër, në vitin 2020, disponueshmëria e kompjuterëve në shkolla për nxënësit 15-vjeçarë ishte rreth 0.2 për nxënës, duke e bërë vendin tonë me një nga normat më të ulëta në Evropë, vëren UNESCO.

Teksa shkollave të vendit u mungon infrastruktura digjitale, kurrikula e re bazuar në kompetenca ka në themel të saj kompjuterin dhe internetin. Pothuajse të gjitha lëndët bazohen në kërkime dhe projekte që kanë si mjet kryesor kompjuterin. Por në shkollat shqiptare përveç kompjuterëve nuk kanë as burime njerëzore të afta të japin lëndën e teknologjisë dhe informacionit. Në të shumtën e rasteve TIK jepet nga mësuesit e lëndëve të tjera që shpesh kanë më pak njohuri se nxënësit.

Teksa revolucioni digjital po përparon më shpejtësi në të gjitha fushat, sektori i arsimit së paku në Shqipëri është shumë pas këtyre zhvillimeve. Projektet për digjitalizimin e shkollave dhe pajisjen e nxënësve me tabletë kanë dështuar. Kjo shkaktoi shënoi rënien më të madhe të aftësive të 15 vjeçarëve shqiptare në rang global në testin Pisa 2022.

Shkalla e penetrimit të internetit në Shqipëri në vitin 2021 ishte 91%, sipas Eurostat. Megjithatë, Shqipëria përballet me deficite të konsiderueshme të mbulimit të internetit me brez të gjerë në zonat rurale në krahasim me ato urbane.

Në vitin 2021, Shqipëria dëshmoi një rritje të përgjithshme të aftësive teknologjike dhe kompjuterike, sidomos me aftësitë që lidhen me ‘instalimin e softuerit/aplikacionit’ dhe ‘transferimin e materialeve

Sipas Strategjisë së Agjendës Digjitale 2022-2025 të Shqipërisë njohuritë e TIK-ut dhe kodimit janë integruar në programin mësimor duke filluar nga viti shkollor 2022. Programi i ri i TIK-ut për nxënësit e klasës së parë ishte hartuar dhe miratuar nga Ministria e Arsimit dhe janë zhvilluar dy manuale për të mbështetur mësuesit dhe nxënësit e këtij niveli./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco