Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Fermerët e Fierit dhe Mallakastrës protestë për çmimin e qumështit

Fermerët e Fierit dhe Mallakastrës protestë për çmimin e qumështit

10:21, 23/01/2024
A+ Aa A-

Fermerët e Fierit dhe Mallakastrës kanë dalë në një protestë në lidhje me çmimin e qumështit. Ata thonë se çmimi që ofrojnë grumbulluesit nuk mbulon shpenzimet e tyre dhe i çon drejt falimentit.

Vitin e kaluar sipas fermerëve, qumështi i bagëtive të imta është mbledhur me 170 lekë për kilogram, ndërsa çmimi që ofrohet këtë vit është 120 lekë për kilogram. Përballë kësaj situate thonë fermerët janë në një situatë të vështirë. Ose duhet të ndërhyjnë nga shteti për vendosjen e disa masave mbrojtëse ose duhen mbështetur fermerët me subvencione.

Blegtoria është një ndër shtyllat kryesore të bujqësisë dhe mungesa e përkrahjes së këtij sektori do të çonte në uljen e mëtejshme të numrit të bagëtive në vend, rrjedhimisht në ngritje të çmimit.

Shkaktarë kryesorë për këtë situatë sipas fermerëve është mosvëmendja për këtë situatë sipas fermerëve është mosvëmenda ndaj kësaj shtrese.

Nëse situata vazhdon thonë ata, do të braktisin bagëtitë dhe  do largohen jashtë vendit. Në menyrë simbolike ata kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve për disa minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco