SYRI TV/ Ilaçet pa recetë, mjekët ngrenë alarmin: Varësi e rrezik në shëndet

14:51, 26/12/2023
A+ Aa A-

 

SYRI TV- Mjekët toksikologë ngrenë alarmin për marrjen e ilaçeve pa recete.

Situata paraqitet shqetësuese në qytetin e Elbasanit, ku mjekja Migena Matraku thotë se mungesa e njohurisë për konsumin e duhur të këtyre medikamenteve, mund të shkaktojë varesi dhe probleme serioze në sistemin nervor qendror.

Ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin se nëse vijohet me abuzime, rreziku shtohet deri në vdekje.

Problem mbetet përdorimi i medikamenteve qëllimisht nga të rinjtë, si drogëra të cilat në fillim mund t’i japin kënaqësinë e njejtë krahasuar me alkoolin.

Por ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin se nëse vijohet me abuzime, rreziku shtohet deri në vdekje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco