'Bashkëpunimi, burim themelor për shërimin e kulturës së urrejtjes, përçarjes dhe luftës'

'Bashkëpunimi, burim themelor për shërimin e kulturës së urrejtjes, përçarjes dhe luftës'

14:46, 26/12/2023
A+ Aa A-

Arqipeshkvi katolik, Imzot Arjan Dodaj vizitoi ditën e Krishtlindjes, Kryepeshkopin ortodoks të Shqipërisë, Anastasin. Gjithashtu, Vikari i Përgjithshëm, Atë Bernard Caruana takoi famullitarin dhe klerikë të Famullisë “Sh. Pali dhe Asti në Durrës” duke vendosur në fokus bashkëpunimin.

Mesazhi nga Asambleja XVI e Përgjithshme e Zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve ishte: "Bashkëpunimi midis të gjithë të krishterëve përbën gjithashtu një element themelor për përballimin e sfidave baritore të kohës sonë: në shoqëritë e shekullarizuara na lejon t’i japim më shumë forcë zërit të Ungjillit, në kontekstet e varfërisë ai bashkon forcat në shërbim të drejtësisë, të paqes dhe të dinjitetit të atyre që janë të fundit. Gjithmonë dhe kudo është një burim themelor për shërimin e kulturës së urrejtjes, përçarjes dhe luftës që vë kundër njëri-tjetrit grupet, popujt dhe kombet”

Po ashtu, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi se më 25 dhjetor 2023, kur u zhvillua pritja e Kryepiskopit Anastas me rastin e së kremtes së Krishtlindjes, në ambientet e Sinodit të Shenjtë pranë Katedrales "Ngjallja e Krishtit", Tiranë shkuan për të uruar ndër të tjerë, krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë, si kreu i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu; Kryegjyshi Botëror Bektashian H.D. Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imz. Arjan Dodaj etj.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco