KAFE SHQETO/ Kryetari i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Tiranës: Po na trajtojnë si kafshë!

10:53, 05/12/2023
A+ Aa A-

Për të folur për kushtet skandaloze në të cilët jetojnë para dhe tetrapelgjikët në vendin tonë, ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Ali Plaka - Kryetar i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Tiranës.

Plaka u shpreh se nuk ka asnjë kusht për invalidët para dhe tetraplegjik, as në spitale, as në rrugë, madje dhe një vend ku mblidheshin, bashkia ua kishte prishur natën pa paralajmërin duke iu hedhur në kosh dhe të gjitha dokumentacionin që ata kishin në kasaforta.

Plaka: Atëherë kur qeveria i bën ligjet vetë në parlament dhe nuk i zbaton, për mua është shumë e rëndë, për invalidët para dhe tretraplegjik. Dalin VKM dhe nuk zbatohen as nga bashkia, as nga qeveria. Si ka mundësi që këto VKM që dalin janë zbatueshme në parlament apo dalin formalisht? Neve kemi një status të miratuar nga Kuvendi dhe ky status nuk zbatohet, zbatohet vetëm në disa pika. Neni 17 thotë: shteti merr përsipër t'i japin Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetaplegjikë mjedise falas.

Na i patën dhënë para 20 vitesh tek Kupola, Laprakë na e kanë shembur në orën 12 të natës, si hajdutë. Disa persona të bashkisë ose firma ndërtuese pa na lajmëruar, pa nxjerrë materialet brenda që kishim. Të gjthë dosjet që kanë qenë brenda në kasafortë, tavolina, karrige me rrota, kompjutera janë hedhur në kazan të plehrave.

Bashkia thotë nuk mbajë përgjegjësi. Duhe të na lajmëronte bashkia. Të vinte një lajmërim që ne këtu do të ndërtojmë pallate, hiqni materialet dërgojeni në vend të duhur ose të na jepnin një vend tjetër para se ta shembnin godinën, po jo pa na lajmëruar të bëhet gjithë ai dëm dhe nuk mban përgjegjësi as Policia Bashkiake, as firma ndërtuese.

Çështja është në gjyq. Pardje kemi pasur gjyqin për dëmin që na është bërë. Një gjyq e kemi fituar me diskriminim na ka dhënë të drejtë gjykata, ka gjobitur dhe bashkinë, neve na duhen materialet dhe ku kanë shkuar. Dëmi që na është bërë, këtë i kërkojmë shtetit, prokurorisë, policisë të gjithëve të na kompensohet dëmi që na është bërë.

Kanë qenë të gjitha dokumentet e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve dhe nuk dihet se ku kanë shkuar u bënë dy vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco