Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me vështirësi, Çaushi: Qeveria bën vetëm evente, zero financime

Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me vështirësi, Çaushi: Qeveria bën vetëm evente, zero financime

09:45, 05/12/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me probleme dhe vështirësi në jetën e tyre të përditshme.

Përfaqësues të tyre thonë se, në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, mbështetja financiare që u jep shteti është e vogël dhe se vazhdojnë të kenë vështirësi në lëvizje dhe marrjen e shërbimeve të nevojshme.

Në Shqipëri regjistrohen gati 170 mijë persona me aftësi të kufizuar por, përfaqësues të shoqatave thonë se numri i tyre është edhe më i madh.

Tanus Çaushi, nga fondacioni “Pema e Jetës” i prekur nga skleroza multiple i ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto’ u shpreh se përveç disa konferencave të ndryshme nëpër hotele të shtrenjta të cilat janë thjesht shpenzime në formë ndërgjegjësimi, qeveria nuk po merr asnjë masë për t’i ndihmuar këto kategori personash.

Deklarata e tij: ‘Në këto vite janë bërë më komode dhe më moderne ato eventet që bëhen për personat me aftësi të kufizuara. Harxhime shumë të larta, por kjo gjë është si puna e asaj vajzës që ikën dhe mamaja i thotë ‘lum ti moj bije që kë shkuar në atë derë'.

Për atë që të dëgjojnë veshët thua ‘lumja unë’ po për atë që është në të vërtetë thua ‘mjera unë’. Gjithçka është një reklamë dhe nuk po bëhet ndonjë gjë për këto persona, përjashtojmë disa raste të veçanta.

Pavarësisht se OKB ka disa programe që aplikohen në Shqipëri, këto nuk shkojnë direkte tek personat me aftësi të kufizuara dhe mendoj se këto raste duhen investiguar më shumë.

Pra, përveç disa konferencave të ndryshme nëpër hotele të shtrenjta të cilat janë thjesht shpenzime në formë ndërgjegjësimi, por nuk vlejnë gjë konkretisht për personat me aftësi të kufizuara.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco