KAFE SHQETO/ Historia mes Acromaxit dhe NewsBomb? Flet reprezentuesja Glanduela Leci

11:29, 04/12/2023
A+ Aa A-

Acromax ka publikuar informacione ekskluzive se kur do të jetë e mundur që artistët dhe televizionet të kenë mundësinë të përfitojnë nga klikimet në YouTube kur ato klikohen në Shqipëri.

Aktualisht një artist ose emision duhet të gjenerojë klikime në vendet ku YouTube-i ka lançuar shitjen e reklamave si Gjermania, Austria, Amerika, etj, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Çdo klikim nga Shqipëria ose Kosova nuk gjeneron të ardhura.

Por, lajmet e qarkulluara në rrjet ditë e fundit duket se historia mes Acromaxit dhe NewsBomb.al e ngjan më shumë personale sesa profesionale. Portali ka pubiluar një shkrim ku e cilëson Acromaxin si një akromakth të medias shqiptare pasi ‘arkitekti’ i tij është në kushtet kur drejtësia e ka izoluar edhe pse ka pasaportë të huaj, ka dërguar të dashurën e tij të përfaqësojë në negociatat me Youtube në Berlin.

Ndër të tjera NewsBomb.al citon në shkrimin e tij se  “Dyshimet dhe indiciet tona se kjo kompani dhe personat që luajnë fijet pas saj, ushtrojnë aktivitet në mënyrë të dyshimtë prej disa vitesh të pashqetësuar në Shqipëri nën maskën e një aktiviteti që e ka bazën në Hamburg, ua kemi dërguar prej muajsh autoriteteve shqiptare dhe atyre në Gjermani”

Dhe për të folur më gjatë për këtë histori e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, Glanduela Leci, reprezentuese e Axromax-it.

Leci: Kur u kthyem nga Berlini morën një feeback shumë pozitiv nga shumë media dhe televizione në Shqipëri por patjetër kishim dhe një portal nëse mund ta quaj kështu nuk ishte aspak pozitiv, morën një feedback negative nga ky portal i cili u shpreh në një mënyrë aspak profesionale kundrejt meje dhe kundrejt koleges time duke na përshkruar si persona të cilat shkojnë në Berlin për të lobuar fort Berlinin siç ato dinë më së mirë duke etiketuar dhe për të përfaqësuar pronarin në thonjza pra etiketime shumë vulgare dhe jo profesionale.

Pra për një person si puna ime dhe si puna e koleges sime Xhensila Projka të cilët këtë famën mediatike e kishim si për herë të parë, duke shënjestruar dy femra të cilat nuk bën asgjë të keqe përveçse po mundohen për mirë, për mirë jo vetëm për biznesin që ato përfaqësojnë po për një të mirë për gjithë Shqipërinë. Sepse normalisht të vij Youtube dhe të gjenerohen klikime në Kosovë dhe në Shqipëri është një gjë që sjell shumë të ardhura dhe përfitime për Shqipërinë, gjithashtu dhe shumë përfitime për televizione për çdo lloj artisti që përfiton. Janë mbi 600 milion klikime dëm nga partnerë të ndryshëm të Axromax-it imagjino dhe më gjerë në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco