Moti sot dhe nesër, 23 - 24 nëntor 2023

Moti sot dhe nesër, 23 - 24 nëntor 2023

08:42, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga vlera me presion të lartë atmosferik duke sjellë përmirësim të shkurtë të motit në territorin e Shqipërisë.

E enjte, 23 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë  me kthjellime , vranësira mesatare me reshje shiu të pakta në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/15°C

- Zonat e ulëta       10 /22°C

- Zonat bregdetare 14/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Nëntor 2023 do të ketë vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 8°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E premte, 24 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veriperëndim dhe jug perëndim. Më pak reshje zona lindore. Era do të fryjë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      7/15°C

- Zonat e ulëta       12 /18°C

- Zonat bregdetare 14/20°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco