Edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

Edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

13:19, 22/11/2023
A+ Aa A-

Përveç administratës shtetëror edhe shkollat do ta kenë pushim  datën 27 nëntor.

Një njoftim në Facebook i Ministrisë së Arsimit lajmëron që nxënësit edhe mësuesit do të jenë pushim në ëktë datë. Bazuar në vendimin e qeverisë 27 nëntori do të zëvendësohet në një datë tjetër gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave  “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.

Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, njofton Ministria e Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco