SYRI.TV/ Fermerët e Beratit: Përgjysmimi i prodhimit të ullirit dyfishon këtë vit çmimin

14:30, 19/11/2023
A+ Aa A-

Përgjysmimi i prodhimit të ullirit dyfishon këtë vit çmimin e ullirit por përjashtim nuk bën as vaji.

Fermerët shprehen se në uljen e rendimentit kanë ndikuar kushtet atmosferike, ndërsa nga ana tjetër qytetarët deklarojnë se me këtë çmim që ka shkuar vaji i ullirit ata nuk kanë mundësi ta blejnë. 

SYRI.TV

Ulja e prodhimit ka sjelle edhe rritjen e çmimit të ullirit. Fermerët e Beratit shprehen se shkak për këtë situatë janë kushtet atmosferike të verës së nxehtë dhe pa shira.

Në tregjet e Beratit duket qartë sasia e pakët e ullirit, çmimi i të cilit këtë vit është dyfishuar. Në treg 1 kg ulli këtë vit varion nga 250-300 lekë (të rinj) nga 130-150 lekë që ishte vitin e kaluar.

Rritje ka pësuar këtë vit edhe çmimi i vajit të ullirit, i cili nga 300 lekë (të reja) për kg ishte vitin e kaluar këtë vit ka varion nga 600-700 lekë.

Ndërkohë që tregtarët e justifikojnë dyfishimin e çmimit të ullirit me përgjysmimin e sasisë së prodhimit ndërsa qytetarët shprehen se e kanë të pamundur ta blejnë me këtë çmim ullirin dhe vajin e ullirit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco