GJ.K pezullon ligjin për studentët, Kullaj: Një fitore e vogël, gjykata nuk e ka pezulluar tërësisht ligjin, beteja vazhdon

GJ.K pezullon ligjin për studentët, Kullaj: Një fitore e vogël, gjykata nuk e ka pezulluar tërësisht ligjin, beteja vazhdon

09:17, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë në një deklaratë për mediat, duke e konsideruar si një triumf të tyre e që mbi të gjitha kanë dhënë leksione për të gjithë shoqërinë. Studentët shprehen të bindur se drejtësia do të do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.  

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ student i mjekësisë Reart Kullaj, i cili së bashku me kolegët e tij qëndruan me ditë të tëra në protestat dhe bojkotin e ligjit antikushtetues u shpreh se e gjitha kjo është një fitore e vogël pasi gjykata nuk e ka pezulluar tërësisht ligjin.

Pjesë nga biseda:

Ola: Si ndiheni pas kësaj beteje të fituar?

Reart Kulaj: Sigurisht që është një fitore e vogël sepse vlen të theksohet se gjykata e ka pezulluar përkohësisht ligjin derisa ta marrë në shqyrtim dhe senaca e parë gjyqësore do të jetë më datën 21 Dhjetor të këtij vitit.

Jemi shumë të lumtur për vendimin që u mor sepse pas shumë ditëve me shi që kaluam erdhi dhe kjo ditë me diell për neve që ne të shpërblehemi për sakrificën dhe mundin që bëmë gjithë këto muaj.

Flavio: Çfarë lloj energjie shtesë ka për kauzën kjo lloj fitore e parë?

Reart Kullaj: Sigurisht që fakti që neve kemi besuar që në fillim se ligji ishte antikushtetues dhe i padrejtë na ka shtyrë ne që ta zgjasim dhe të sakrifikojmë kaq shumë nga koha dhe familja jonë që ka vuajtur me ne gjatë gjithë kësaj periudhe.

Jo vetëm pjesa që ishte aktive, por edhe pjesa tjetër që ka pranuar të na mbështesë, pra të gjithë ata të ‘Universitetit të Mjekësisë’ që bojkotuan duke ditur shumë mirë se çfarë rreziqesh dhe problemesh sjell bojkoti, fryma është e mirë edhe pse kjo është një fitore e vogël jemi shpresëplotë se ligji do të anulohet tërësisht dhe gjykata do të marrë vendimin e duhur për ne.

Flavio: Si është tani atmosfera të jesh në të njëjtin auditor pasi ke treguar me gisht nga ata petagogë? A kanë guximin të jenë të ndershëm më ju?

Reart Kullaj: Reagimi ka qenë pozitiv dhe nuk kemi pse ta fshehim ka pasur shumë petagogë që na kanë mbështetur.

Ka pasur shumë petagogë që na kanë mbështetur gjatë procesin të bojkotit, pra nuk na kanë marrë mungesa edhe pse nuk kanë dalë hapur për arsye që ne i dimë përjashtuar zotin Alimehmeti të cilin neve e falenderojmë publikisht për gjithçka që ka bërë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco