ARRSH: Më 10 nëntor bllokohet qarkullimi në bypass-in e Vlorës

ARRSH: Më 10 nëntor bllokohet qarkullimi në bypass-in e Vlorës

16:31, 08/11/2023
A+ Aa A-

ARRSH njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen, nga data 10 nëntor, duke filluar nga kilometri i 12-të, që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë, segmenti do të jetë i bllokuar.

Hapja e segmentit për qarkullimin e mjeteve do të behët pasi të kenë përfunduar punimet.

Njoftimi i ARRSH:

Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco