Dhuna makabre e gruas ndaj qenve, Shehu: Rastet e dhunës po shtohen, persona me probleme të rënda psikologjike

Dhuna makabre e gruas ndaj qenve, Shehu: Rastet e dhunës po shtohen, persona me probleme të rënda psikologjike

09:54, 02/11/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, sportistja Dorina Mema me anë të një videoje ka denoncuar, një grua që jeton pranë Drejtorisë së Policisë te "Myslim Shyri", konkretisht në një pallat me 17 kate, që i keqtrajton qentë barbarisht.

Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat' janë të tmerrshme për kafshët e gjora.

Në videon në fjalë ‘gruaja bionde’ godet qenin me shqelma, ndërkohë që janë të mbyllur benda ashensorit.

Saimir Shehu, menaxher i programit ‘4 Putrat në Shqipëri’ i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar këtë situatë mjaft të dhimshme e njëkohësisht alarmante e cila tregon barbarisht dhunën ndaj kafshëve nga shoqëria jonë.

Shehu u shpreh se kjo situatatë është e papranueshme dhe se vidoeja tregon mjaft qartë se gruaja në fjalë ka probleme të rënda psikologjike.

Saimir Shehu: ‘Komenti besoj është i thjeshtë, uninimisht është një gjest i papranueshëm, revoltues edhe fyes ndoshta për qenien njerëzore. Nuk besoj se mund të thuhet më tepër pa dashur të përsërisim të njëjtat epitete.

Fatkeqësisht rastet po shtohet, ndoshta po shtohet edhe sensibilizimi publik ndoshta edhe i medias.

Dy javët e fundit kemi tre raste, ai i shqiponjës i kryqëzuar në një gardh, i kalit që u la të ngordhte në një qytetet tjetër (Berat)t dhe rastin e papranueshëm të dhunës ndaj qenve.

Rastet po shtohet, por po shtohet edhe publikimi i tyre dhe kjo gjë është për tu përgëzuar.

 Sa i përket rastit në fjalë, për mendimin tim pa dashur të bëj psikologun zonja në fjalë ka probleme të theksuara psikologjike’.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco