SYRI TV/ Elbasan, gripi stinor e virozat bëhen bashkë. Mjeku: 200 qytetarë në ditë në urgjencë

13:43, 31/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 200 qytetarë çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Elbasanit. Sipas shefit të këtij shërbimi, Ergys Mici, në këtë stinë ka një rritje të pacientëve të prekur nga virozat, të cilat shoqërohen me temperaturë të lartë dhe probleme të tjera shëndetësore.

Nga SYRI TV

Luhatja e vazhdueshme e temperaturave ka bërë që në urgjencën e qytetit të Elbasanit të ketë fluks pacientësh me viroza të stinës.

Sipas shefit të Urgjencës, Ergys Mici, aktualisht arrijnë deri në 200 vizita në ditë, fluks jo i zakontë ky qytetarësh që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sipas mjekut, pacientët paraqiten me temperaturë të lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ai tregon mënyrën se si duhet të ruhemi në këtë stinë.

Mjeku Ergys Mici shprehet se pacientët nuk duhet të shkojnë direkt në spital nëse janë me simptoma të lehta, por duhet të paraqiten për konsulta te mjeku i familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco