Tetori mbyllet me kthjellime dhe vranësira të dendura, parashikimi i motit për sot

Tetori mbyllet me kthjellime dhe vranësira të dendura, parashikimi i motit për sot

09:24, 31/10/2023
A+ Aa A-

Sot orët e para të mëngjesit paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që pas-mesditës të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në skajin verior dhe gradualisht shirat do të zbresin në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që gjatë natës reshjet të dominojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco