KAFE SHQETO/ Rënia e numrit të studentëve, pedagogu Kristian Kina: Situatë alarmante dhe tragjike!

KAFE SHQETO/ Rënia e numrit të studentëve, pedagogu Kristian Kina: Situatë alarmante dhe tragjike!

10:43, 30/10/2023
A+ Aa A-

Nga viti 2011 e deri më tani, numri i studentëve që regjistrohen në vitin e parë në universitet ka rënë me 43%, sipas krahasimeve nga dhënat zyrtare të statistikave të arsimit. Këtë vit akademik, gati një e treta e maturantëve zgjodhën të mos i vazhdojnë studimet e larta ose të ikin për jashtë Shqipërisë për studime. Sipas zhvillimeve demografike, edhe gjatë dekadës në vijim pritet të ketë sërish përgjysmim të numrit të studentëve.

Për të folur për këtë problem ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, pedagogu Kristian Kina. Kina gjatë intervistët u shpreh se kjo situatë është shumë alarmante dhe tragjike dhe se shkaku kryesor është emigrimi i shqiptarëve dhe të rinjve.  

Kina: Me të vërtet është shumë alarmante dhe shumë tragjike në fakt kjo situatë që është duke ndodhur aktualisht në Shqipëri dhe kjo vjen absolutisht për shkakun e shumë arsyeve por kryesisht prej emigrimit tejet të lartë, i cili është thuajse një genocidi i ri që po i bëhet shqiptarëve dhe të rinjve shqiptar. Dhe patjetër gjendja ekonomike dhe dëshira për tu larguar janë nxitës që dhe ata pak të rinj që kemi këtu të mos jenë shpresë plotë për të patur më shumë familje, më shumë vijueshmëri dhe patjetër që ky është një fenomen i i cili nxjerr pasojat në çdo aspekt, në çdo fushë të jetës që derivon nga kjo dhe absolutisht një nga ato fusha është dhe arsimi, universitetet apo shkollat tjera parauniversitare. Në universitet ndihet relativisht shumë kjo pjesë dhe akoma edhe më shumë ka për tu ndjerë fatkeqësisht pasi dhe raportet janë duke i treguar. Dhe këtu ka një handikap shumë të madh sepse në vend që qeveria të bëj një luftë masash, një paketë të gjërë dhe të mirëmenduar, afatgjatë me qëllim që të ndalojë këtë genocid dhe këtë rrjedhje të të rinjve që është duke u larguar duket sikur nuk bën asgjë dhe sikur madje përkundrazi është e kënaqur me këtë lloj shpopullimi dhe duket sikur ku asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ndiqni intervistën e plotë: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco