Mungesa e studentëve në auditore, Tabaku: 1/3 e degëve të studimit drejt mbylljes, të rinjtë janë larguar nga vendi

10:13, 30/10/2023
A+ Aa A-

Emigracioni i të rinjve po tkurr vit pas viti edhe më shumë studentët në universitete.

Të dhënat nga portali universitar u-albania, pas përfundimit të dy raundeve të regjistrimeve, tregojnë se mijëra vende kanë mbetur bosh, ku edhe numri i aplikantëve ishte 6.6% më pak krahasuar me vjet.

Gevio Tabaku, aktivist i portalit studentor i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’  ka treguar të dhënat e universiteteve publike kombëtare, ku shifrat pasqyrojnë për vitin akademik një situatë të zymtë, sidomos në rrethe.

Tabaku është shprehur se nëse kjo situate vazhdon të jetë e tillë edhe në vitet në vijim, duhet ngritur alarmi që institucionet arsimore të marrin masat për ta parandaluar këtë fenomen.

Pjesë nga biseda në studio:

Ola: Si e komentoni që numri i studentëve që rregjistohen në vtin e parë në univeritet ka rënë me 43% që nga 2011 që nga 2022?

Gevio Tabaku: ‘Në fakt e kemi një raport më të dhëna, raport që e kam bërë vetë unë dhe quhet ‘Metamorfoza e Universiteteve shqipare’ dhe d otë ndalemi tek shifrat e këtij viti se si ka shkuar gjithë proçesi.

Në gjithë këto vite, ne e kemi parë mjaft mirë se si janë larguar të rinjtë, disa prej tyre duke zgjedhur azilet politike në vende të BE, disa të tjerë kanë ikur me forcën e tyre, të tjerë kanë arritur të marrin kontrata punësimi.

E gjithë kjo situatë rrotulohet të fakti që të rinjtë dhe familjarët e tyre nuk duan të jetojnë në Shqipëri.

Ola: Çfarë përmban ky raport i hartuar nga ju?

Gevio Tabaku: Ndër të tjera, ky raport përmban faktin se në 2022-2023 ka pasur rënie me 7% dhe shifrat janë evidente, situatë mjaft problematike dhe kjo rënie vjen në mënyrë drastike.

Një farë kontradikte është se teksa numri i studentëve ulet, numri i kuotave ngrihet.

Ajo çfarë doja që të flisja sot është pjesa e programeve që rrezikojnë të mbyllen dhe ato janë në përqindje rreth 33%.

Të të mbyllen 1/3 e degëve nuk është pak dhe në 2030 do të vihet re një shifër e lartë e studentëve që nuk do të ndjekin një arsim të lartë, pra rreth 10.000 prej tyre.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco