Të dielën ndryshon ora

Të dielën ndryshon ora

15:55, 27/10/2023
A+ Aa A-

Të dielën e fundit të tetorit ndryshon ora, e që këtë vit i bie më 29 tetor duke bërë që akrepat të shkojnë 60 minuta mbrapa.

Të dielën në orën 03:00 akrepat e orës duhet të kthehen një orë prapa, gjegjësisht në orën 02:00.

Ndërrimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.  

Në Evropë vitin e kaluar është përmendur si ide që të mos ketë fare ‘ndryshim të orës’, megjithatë nuk ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco