Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ Dimri sjell frikën e përmbytjeve në Shkodër, banorët e Obotit - kritika qeverisë e bashkisë

12:55, 26/10/2023
A+ Aa A-

Teksa stina e dimrit po afron, banorët e Obotit në Shkodër i druhen përsëritjes së përmbytjeve si një vit më parë. banorët shprehen se deri më tani, qeveria dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar rrezikun, ndërsa tregojnë se për vitin e kaluar nuk janë dëmshpërblyer.

Nga SYRI TV

Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit është një nga më të prekurit si shkak i përmbytjeve vitin e kaluar pasi ka sjellë dëme të mëdha për fermerët atje.

Banorët e këtij fshati, akuzojnë qeverinë dhe bashkinë se deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve.

Banorët thonë se shteti e ka anashkaluar çështjen për dëmshpërblimin e banorëve, këta të fundit ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga përmbytjet e vitit të shkuar.

Si shkak i përmbytjeve janë dëmtuar me qindra familje të kësaj zone, ndërkohë që marrja e masave paraprake është e domosdoshme për të mos larguar edhe këto pak familje që vazhdojnë të jetojnë në Obot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco