Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Student në prag të daljes në pension, historia e fermerit korçar Gëzim Liçi

12:37, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një jetë fermer, por në prag të pensionit ka zgjedhur që të dalë në pension si student në auditoret e universitetit të Korçës. Gëzim Liçi është një banor i fshatit Orman të Maliqit, i cili, pasi qeveria shpalli prioritet kombëtar degët e Agronomisë, aplikoi dhe u përzgjodh si student në universitetin e Korçës. Liçi tregon për SYRI TV se një nga arsyet pse zgjodhi të ndjekë studimet në prag pensioni është paga prej 40 mijë lekësh që qeveria do t`u japë studentëve në këto degë. Dekani i fakultetit tregon se si Gëzim Liçi ka shumë studentë.

Nga SYRI TV

Ky është Gëzim Liçi, i cili prej disa javësh është studenti i degës Inxhinieri Agronomike në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Gëzimi nuk është një student i zakonshëm. Ai është 62-vjeç dhe vjen nga fshati Orman i Bashkisë Maliq, ku gjithë jetën ka punuar si fermer. Por, tashmë në prag pensioni, Gëzimi ka zgjedhur të ndjekë studimet e larta, ku motivet sipas tij, janë dy.

Si Gëzimi, studentët në moshë mbi 50-vjeç janë të shumtë. Ata kanë zgjedhur kryesisht të ndjekin degët e Agronomisë në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë të cilat janë shpallur prioritet kombëtar. Këto degë, kanë tërhequr studentë në moshë të madhe, edhe për shkak se ndjekja e fakulteti ka si shpërblim një pagë mujore prej 400 mijë lekësh.

Por, teksa dekani Gjergji Mero tregon se ofrimi i pagesës për studentët, ka plotësuar kuotat e këtyre degëve, studenti Gëzim Liçi shprehet se nuk ndjehet i paragjykuar për zgjedhjen e tij.

Në vitin e parë në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë janë regjistruar 126 studentë, ndërsa mosha vihet re fakti se studentët 35 deri në 55 vjeç, përbëjnë shumicën e kursantëve që kanë zgjedhur të ndjekin studimet në këtë fakultet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco