Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Studentët e Mjekësisë në protestë, bien 'lajmet' se kanë thyer bojkotin

Studentët e Mjekësisë në protestë, bien 'lajmet' se kanë thyer bojkotin

10:21, 26/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit, teksa sot kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj janë mbledhur para ambienteve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Protesta u organizua nga studentët e rinj të vitit të parë, të cilët rrëzuan kështu disa raportime se kanë thyer bojkotin.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco