Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

10% e vajzave nuk ndjekin arsimin e detyruar, Muça: Problemet nisin në familje e shoqëri

17:56, 24/10/2023
A+ Aa A-

Viti shkollor 2022-2023 shënoi rënie me 10% të vajzave që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Ekspertët listojnë një sërë faktorësh socialë që kanë çuar drejt këtij fenomeni, të cilat lidhen me varfërinë, mentalitetin, emigrimin si dhe probleme që kanë rrënjët në familje e shoqëri. Sipas tyre shqetësim është edhe mungesa e investimeve në arsimin publik.

Nga SYRI TV

10% e vajzave në moshë shkollore nuk ndoqën arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar në vitin 2022. Sipas INSTAT, braktisja e shkollës pas pandemisë është përkeqësuar ndjeshëm në vendin tonë. Shumë nxënës braktisin shkollën si pasojë e problemeve sociale, por ky fenomen është më i përhapur tek vajzat. Sociologët e lidhin këtë me disa faktorë. Sipas sociologes Arjana Muça më së shumti e kanë shtrirë ndikimin e  tyre lëvizjet demografike, mentaliteti dhe probleme që i kanë rrënjët tek familja dhe shoqëria.

Braktisja e shkollës nga vajzat shihet si problem edhe nga ekspertët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Sipas Altin Hazizaj ndikimi i faktorëve socialë prek më shumë vajzat. Ai e sheh problemin edhe tek mungesa e investimeve në arsimin publik.

Sipas të dhënave të INSTAT niveli i pjesëmarrjes në arsimin e detyrueshëm është 96,9 % për djemtë dhe 90,4 % për vajzat, çka tregon se në vitin 2022 nga 100 vajza që kanë moshën dhe detyrimin për të ndjekur arsimin 9-vjeçar, vetëm 90 shkojnë në shkollë. Edhe në arsimin e mesëm pjesëmarrja është më e lartë për djemtë 95,7 %, ndërsa për vajzat 90,2 %. Vetëm në nivelin universitar raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat me 74,7 %, ndërsa sa i takon djemve vetëm 51.5% e tyre vazhdojnë studimet e larta.

VITI SHKOLLOR 2022-2023 

Regjistrime arsimi 9 vjeçar

89,4 % regjistrime në institucionet e arsimit publik

10,6 % regjistrime në institucionet e arsimit privat

47,8 % e totalit të regjistrimeve janë vajza

Regjistrime arsimi i mesëm

Regjistruar 95.845 nxënës në total 

Ulje 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor

Regjistrime të përgjithshme viti 2022-2023

554.222 nxënës dhe studentë regjistruar në arsimin zyrtar

Rënie prej 4,1 %, krahasuar me vitin shkollor 2021-2022

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco