Papa Françesku mesazh për të rinjtë shqiptarë, Dom Mark Pashkja: Dëshmi e dashnisë që ai ka për popullin tonë

Papa Françesku mesazh për të rinjtë shqiptarë, Dom Mark Pashkja: Dëshmi e dashnisë që ai ka për popullin tonë

09:46, 24/10/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku surprizoi shqiptarët ditën e djeshme me një video përshëndetëse.

Videoja, e publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit, Arjan Dodaj, i dedikohej të rinjve shqiptarë. Një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta, thotë Papa.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto”, Mark Pashkja zëdhënësi i ri i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë u shpreh se Papa Françesku e ka treguar shumë kohë më parë mbështetjen që ka për vendin tonë duke lumtuar shumë njerëz të kësaj toke.

Deklarata e tij:

Flavio: Edhe vetë Kisha Katolike shqiptare u habit kur e pa atë mesazh besoj?

Dom Mark Pashkja: Ne në fakt nuk jemi habit për faktin se kisha katolike në Shqipëri prej disa vitesh bën thirrje, duke vënë në plan të parë këtë fenomen, pra shpopullimin që po ndikon tek të rinjtë.

Jo vetëm për Krishtlindje por neve, pra Kisha Katolike në Shqipëri në mënyrë zyrtare para një viti nga qyteti i Shkodrës drejtuar reaitetit shqiptar, politik, ekonomik e shoqërorë drejtuar të gjithë njerëzve që kanë në dorë këto,   Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore   ka bërë një thirrje se: Kujt po ja lëmë Shqipërinë tonë;?

Në këtë rast, thirrja e Papës është fryt i një shqetësimi të vazhdueshëm që ne ngrejmë tek organet tona jo vetëm shtetërore por edhe ato kompetente të kishës. 

Ne vëmë re nga dita në ditë, një pjesë e mirë e të rinjve siç e dijnë të gjithë, duan të braktisin Shqipërinë.

Flavio: Përtej përmbajtjes së mesazhit, nga kuptimi i rrjeteve sociale ky mesazh duhet bërë viral apo jo?

Dom Mark Pashkja: Unë mendoj se përtej kësaj ky mesazh duhet që të shikojmë edhe simpatinë e jashtëzakonshme që Ppa Françesku ka për popullin tonë dhe e ka treguar e demostruar vazhdimisht. Papa Françesku ka zgjedhur Shqipwrinë si vendin e parë të vizitës së tij. 

Gjatë mandatit të tij, ka shpall Kardinalin dhe ka lumturuar shumë bijë e bija të kësaj toke. 

Kuptohet që kjo video është një dëshmi e dashnisë që ai ka për popullin shqiptar, për njerëzit e këtij vendi dhe për Shqipërinë tonë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco