Pyetja që vuri në siklet Presidenten e ‘Urdhrit të Farmacistëve’: Kur ju sëmureni, ilaçet i merrni kontrabandë apo me pullë fiskale?

13:19, 23/10/2023
A+ Aa A-

Për të folur për kontrabandën e ilaçeve në vendin tonë ishin të thirrur në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO, në SYRI.TV ishin Besnik Jakaj- mjek nefrolog dhe Diana Toma– Presidente ‘Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë’.

Dhe pas problematikave të mëdha të renditura nga Toma dhe Jakaj që ekzistojnë në vendin tonë përsa i përket tregut farmaceutik, moderatori Flavio Qarri iu bëri pyetjen e sikletshme para se ata të largoheshin:

Kur ju sëmureni ilaçet i bleni kontrabandë, i bleni vetë jashtë shtetit apo keni besim nga ato që njeh qeveria.Përgjigja e Presidentës së 'Urdhrit të Farmacistëve' më intereson më shumë por sigurisht dhe ajo e një mjeku si Besnik Jakaj?

Toma: Tregu shqiptar nuk është i tëri i zi. Ka dhe firma që janë serioze dhe Besniku besoj se bashkohet me këtë mendim që kam unë. Nëse bari për të cilin unë kam nëvojë nuk i takon këtij kontingjenti, nëse kam njerëz jashtë kërkoj të mi sjellin, nëse ikën njëri jashtë kërkoj të ma sjell.

KAFE SHQETO: Jashtë nuk t'i japin pa recetë kështu që më jep një përgjigje.

Toma: Nuk është problemi se këtu mungon receta këtu mungon bari.

KAFE SHQETO: Kështu që po i sugjeroni shqiptarëve të përdorin ilaçin kontrabandë.

Toma: Tani për hir të së vërtetës ilaçi kontrabandë pavarësisht origjinës që mund të ketë, mund të jetë fabrikë shumë e mirë, vetë për kushtet e transportit, për mënyrën se si ruhet ai ka pasiguritë e veta dhe është ajo pjesa gri që ne nuk e identifikojmë dot edhe produktet ushqimore kërkojnë rregulla dhe standarte.

KAFE SHQETO: Kështu nëse e blen vetë jashtë është garancia 100%.

Toma: Po e kam. Nëqoftë se gjërat nga lart poshtë do të vazhdojnë të funksionojnë kështu ne do rendisim vetëm gjërat që ecin keq. Gjithçka përcaktohet nëse do të shkojë mirë apo keq nga fryma që përçon titullari i institucioneve ligjbërëse dhe ligjzbatueseve.

Jakaj: Ne evidentuan kryesisht dhe në varësi të kronikës tuaj problematikat madhore që ka sistemi por absolutisht ka barna cilësore dhe të sigurta në tregun farmaceutik shqiptar. Ne evidentuam problematike shumë serioze të cilat janë shkaktuar nga njerëz të papërgjegjshëm për arsye korruptive sepse para disa kohësh nuk kanë ekzistuar dhe janë lehtësisht të korrigjueshme për të mos qenë në këtë situatë. Por kjo nuk do të thotë që nuk kemi kompani shumë prestigjioze në Shqipëri, Ka barna të rregjistruar  cilësore që qarkullojnë në bazë të protokollove dhe me të njejtën cilësi që kanë vendet e Bashkimit Evropian. Por të gjithë elementë që dhe zonja Toma dhe unë diskutuam janë totalisht të cënsishëm por nuk është e tëra kjo situatë kështu.

Flavio: Është dhe më keq se kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco