Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ Fermerët e fikut në Berat pa mbështetje nga shteti: Do të kthehemi në emigrim

13:28, 21/10/2023
A+ Aa A-

Fermerët e fikut në Beratit ankohen për mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit, teksa i konsiderojnë të papërballueshme çmimet e larta të pesticideve dhe plehrave kimikë. Ata thonë se shpesh herë u janë premtuar subvencione dhe grante nga shteti, por deri tani nuk është realizuar asgjë, ndaj shohin si mundësi rikthimin në emigracion. 

Nga SYRI TV

Fermerët e qarkut të Beratit që prej vitesh kultivojnë kulturën e frutit të fikut, ankohen për mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit.

Të ardhur nga emigracioni, shumë fermerë kanë shtrirë plantacionet e tyre me fiq në zonat kodrinore të Beratit e Poliçanit, me shpresën se me fitimet e siguruara nga kjo punë do të mund të ushqejnë familjen. Por, edhe pse prodhimi i sivjetshëm i fikut ka qenë i bollshëm dhe çmimi i mirë, fermerët ankohen se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë mbështetje. Sipas tyre çmimet e larta të plehrave kimikë, pesticideve, frezimit etj., janë bërë të papërballueshme. 

Fermerët thonë se shpesh herë u janë premtuar subvencione dhe grante nga shteti, por deri tani nuk është realizuar asgjë. Nëse situata nuk do të përmirësohet, ata do të jenë të detyruar t’i rikthehen emigracionit, ndërsa Shqipëria vijon të vuajë plagën e madhe sociale të shpopullimit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco