SYRI TV/ Gjirokastra nuk ka kënd lojërash për fëmijët, lodrat u propoganduan nga Flamur Golemi

SYRI TV/ Gjirokastra nuk ka kënd lojërash për fëmijët, lodrat u propoganduan nga Flamur Golemi

13:45, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gjirokastra është nga qytetet që pothuajse nuk ka asnjë kënd lojërash për fëmijë të ndërtuar nga bashkia. Në vitin 2020 me ndihmën e një fondacioni u ndërtua një kënd lojërash, i cili u propagandua në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Flamur Golemi. Por, tre vjet më pas, këndi është degraduar dhe braktisur, ndërsa fëmijët detyrohen të luajnë në ambientet e një kishe. Drejtuesit fetar i bëjnë apel bashkisë të krijojë kënde për fëmijët.

Nga SYRI TV

Tre vjet pasi u krye investimi në bashkëpunim mes fondacionit CESVI dhe bashkisë Gjirokastrës, këndi i lodrave për fëmijë në lagjen “28 Shtatori”, është në këtë gjendje që shihet në pamje.

Në të thuajse nuk shkon asnjë fëmijë për të luajtura, ato pak lodra janë dëmtuar apo degraduar, duke e bërë këtë hapësirë dedikuar fëmijë, jo funksionale. Në kushtet kur këndi i vetëm i lodrave i ndërtuar nga bashkia Gjirokastër nën drejtimin e Flamur Golemit është degraduar, fëmijët nga çdo lagje e qytetit kanë gjetur një hapësirë për kalimin e kohës së lirë, në ambientet e kishës ortodokse.

Vogëlushët tregojnë se vijnë nga lagjet më të largëta për të luajtur në ambientet e Kishës, pasi pranë banesave të tyre nuk ka kënde lojërash.

At Joani, shërbyes i kësaj kishe, tregon se ambientet e saj do të jenë të hapura gjithmonë për fëmijët, por shprehet se është përgjegjësi e bashkisë Gjirokastër të krijojë vende argëtimi për fëmijët.

Gjatë fushatës elektorale, kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi përmendi jo pak premtimin për vende argëtimi për të gjitha grupmoshat, por deri më tani, duket se ky premtim nuk është mbajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco