Ulen temperaturat/ Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Ulen temperaturat/ Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

23:16, 16/10/2023
A+ Aa A-

Dita e hënë do të ketë mot me kthjellime dhe varënsira deri mesatare. Përgjatë relieveve malore në juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensiet të ulet. 

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët. 

Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe varënsira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen  nga reshej lokale shiu. 

Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. 

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.  

Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës,  por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesditës./SHMU

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco