SYRI TV/ Rriten çmimet e zarzavateve në tregje, qytetarët: Blejmë më pak...

10:19, 13/10/2023
A+ Aa A-

Sipas INSTAT, çmimet e zarzavateve kanë pësuar rritje vjetore me 24% në shtator. Për Syri TV, qytetarët shqiptarë tregojnë se janë vështirësi për të blerë perime. Rritjen e çmimeve në tregje qytetarët e konsiderojnë të papërballueshme dhe si pasojë kanë ulur konsumin

SYRI TV

“Çmimet e zarzavateve pësuan rritje vjetore me 24% në shtator, raportoi INSTAT. SYRI TV kreu një vëzhgim në tregjet e fruta-perimeve, ku vetë qytetarët pohojnë se çmimet e këtyre produkteve janë të larta”.

Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare, çmimet e zarzavateve kanë pësuar rritjen më të lartë dhe si produkti kryesor i shportës, shtrenjtimi i tyre po kërcënon buxhetin e familjeve shqiptare.

Për Syri Televizion qytetarët tregojnë se kanë ulur ndjeshëm konsumin, pasi të ardhurat janë tepër të ulëta për të përballuar çmimet e larta të disa produkteve bazë.

Teksa zarzavatet me çmime të larta po kthehen në produkte luksi për qytetarët, ka nga ata që presin të afrojë orari kur mbyllet tregu, në mënyrë që të marrin produktet e mbetura me çmime më të lira.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6-mujorin e parë të vitit, eksportet bujqësore në vlerë ishin 21% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por rritja në sasi, ishte vetëm 4.7%. Konsumatorët po përballen me kosto të larta të jetesës, teksa situata paraqitet më e rëndë në grupin e pensionistëve, 48% e të cilëve marrin pagesa të pjesshme pensioni, shumë larg minimumit jetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco