Numri i lartë i të moshuarve të braktisur/ Pirdeni: Qeveria po na neglizhon, nuk kanë bërë asnjë program për moshimin

Numri i lartë i të moshuarve të braktisur/ Pirdeni: Qeveria po na neglizhon, nuk kanë bërë asnjë program për moshimin

10:14, 13/10/2023
A+ Aa A-

Aktivistja e moshimit Ermira Pirdeni ka treguar shkaqet se nga vjen kjo shkallë e lartë e braktisjes së të moshuarve. Si shkak kryesor ajo përmendi neglizhimin nga ana e qeverisë , të cilët nuk kanë investuar aspak mbi moshimin.

Në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Pirdedi u shpreh se mbi moshimin po ndodh një abuzim i rëndë dhe nuk shihet të merren masa për ta lehtësuar këtë fenomen.

“Të moshuarit tanë kanë qënë të edukuar, të arsimuar, me profesione dhe paprituar ato u fshehën nga çdo gjë. Duke mos  qënë aktiv ti nuk pret që të jesh një njeri normal më. ‘Corona’ tregoi se zgjidhi të gjitha ndodhitë në komunitet dhe u shpall dekada e marshimit të shëndetshëm dhe komuniteteve, sepse komuitetet mund të ofrojnë gjëra të jashtëzakonshme, mund të bëjnë zgjidhje të jashtëzakonshme por ne nuk kemi komunitet.

Ky është një abuzim i rëndë me të moshuarit që ti mos tju ofrosh absolutisht asgjë dhe neglizhenca është abuzimi më i rëndë që mund të ekzistojnë në shoqërinë tonë, një neglizhencë totale. Fakti që në Shqipëri nuk ka infrastrukturë mbi moshimin, nuk ke një drejtori – tetë shtete kanë shpallur ministrinë e të moshuarve, duke parë këtë ndryshim të demografisë në gjithë botën. Ti nuk ke një drejtori që të ngrejë politika dhe programe. Ti ke një pushtet lokal që nuk investon asnjë qindarkë për moshimin. Ti ke komunitetet e shkatërruara dhe ato dy pika që i lidhin nga sistemi i kaluar ua kanë prishur. Ne nuk ecim dot në rrugë.

Kjo është një neglizhencë kriminale. Unë jetoj në të njëjtin komunitet 40 vjet. Dy pika që rridhnin nga sistemi i kaluar na i shkatërruan, atë që na i bënte ne të ,ishim bashkë gratë e moshuara me njëra tjetrën. Pse duhet të mblidhemi ne në kafe? Ne kishim parkun tonë, kishim biblotekën tonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco