SYRI TV/ Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Elbasan, dr. Hila: Qytetarët të kenë kujdes!

14:22, 11/10/2023
A+ Aa A-

Në Elbasan në muajin shtator ka pasur një numër të madh të personave të prekur me Covid-19. Shefja e Shërbimit te Epidemiologjisë Erleta Hila shprehet se do të ketë rritje te numrit të personave më këtë virus, dhe i kërkon qytetarëve te kenë kujdes.

Nga SYRI TV

Shtatori ka pasur një numër të madh të personave që janë prekur me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Znj. Erleta Hila, shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë, shprehet se në muajin tetor pritet që të rritet numri i të prekurve dhe i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes, edhe pse virusi nuk është agresiv. Aktualisht në qarkun e Elbasanit është duke qarkulluar vetëm varianti Omikron.

Gazetar: M. Mehillka

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco