SYRI TV/ Gratë këllëzim ish fasonerisë turke në fier: Kërkojmë drejtësi nga shteti

SYRI TV/ Gratë këllëzim ish fasonerisë turke në fier: Kërkojmë drejtësi nga shteti

15:38, 07/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 70 gra e vajza, ish punonjës të një fasonerie në Fier, kanë protestuar këtë shtunë përpara prokurorisë së qytetit për pagat.

SYRI TV

Ato kanë kallëzuar prej dy muajsh fabrikën “ Ozgun Kan Albania” për mos dhënien e dy pagave, ndërsa akuzojnë prokurorinë që po zvarrit çështjen duke mos e çuar për gjykim. Ish punëtorët e kësaj masoneriE, kërkojnë nga prokuroria drejtësi.

Ata shprehen pas pushimit nga puna dhe mos dhënien e dy pagave te fundit te tyre, ndodhen në kushte te vështirë ekonomike në kufijtë e mbijetesës. Për këtë arsye kërkojnë që kompania ti shlyerje detyrimet e e prapambetura ndaj tyre..

Ndërsa përfaqësuesit  e “ Koalicionit për punë të denjë” në mbështetje te kauzës së këtyre punëtorëve , në kuadër edhe të Ditës së Ndërgjegjësimit për Punëtorët e Fasonerisë , janë shprehur se qeveria shqiptare duhet të luftojë padrejtësitë dhe shfrytëzimin e punëtorëve shqiptare ndërsa listoi nevojën për përmirësimin e kushteve për punonjësit e fasonerive.

Protestueset kanë pohuar njerëzit se nuk do ti ndalin protestat deri ne zgjidhjen e problemit te tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco