KAFE SHQETO/ Kanceri i gjirit në rritje tek moshat e reja, mjekja tregon shkaqet dhe simptomat e sëmundjes

09:48, 06/10/2023
A+ Aa A-

Tendenca për t'u prekur nga kanceri i gjirit është gjithnjë e në rritje. Duke u ndalur tek rastet konkrete, simptomat dhe shkaqet e zhvillimit të këtij tumori, apo edhe mënyrën e trajtimit të tij, ishte e ftuar në KAFE SHQETO, imazheristja Albana Shahinaj.

Shahinaj ka deklaruar se rastet në Shqipëri po shtohen ndjeshëm. Sipas saj, shkaqet kryesore janë disa, ku ndër to ka përmendur lindjet në moshë të vonshme, mosushqyerjen e fëmijës me gji apo edhe dietat që konsumojmë.

“Kanceri i gjirit në fillim fillon pa ndonjë simtomë klinike. Pacienti nuk ndjen as dhimbje, as ndonjë ndryshim të përgjithshëm në organizëm . Ajo që shihet është prekja e një mase rastësisht me dorë ose gjatë një ekzaminimi rutinë i cili bëhet për të kontrolluar gjirin. Ju i referoheni vetëm shifrave zyrtare në Shqipëri por ka raste të diagnostikuara të qendra private. Po e marrim në mënyrë relative këtë shifër, por edhe në botë është duke u rritur, është trend që po rritet, jo vetëm sëmundja e gjirit por kemi rritje të sëmundjeve tumorale në përgjithësi në të gjithë botën dhe kjo sigurisht i dedikohet shumë ndryshimeve duke filluar nga ndryshimet klimaterike, ndryshimet e rrezatimit në të cilin ne jetojmë tani si rri rruzull dhe ndryshimit të stilit të jetesës, ndryshimit të shumë zakoneve që ne kemi – qoftë për martesat e vonshme, qoftë për lindjet e  vonshme, qoftë për tendencat që kanë tani vajzat e reja për të mos ushqyer fëmijët me gji. Kanë teorirat e tyre të mosushqyerjes. Ka paciente të  mijat që vijnë vazhdimisht kundërshtojnë  ushqyerjen më gji. Pra, janë shumë faktorë, dhe ambiental, ndoshta edhe gjërat që ne konsumojmë, ushqimet, të gjitha mund të merren në konsideratë  që kanë pësuar ndryshime dhe kjo sigurisht do të rezultojë në një rritje të sëmundshmërisë. Jo vetëm kanceri i gjirit por edhe kanceri i zorrës dhe kanceri i lëkurës është në rritje të madhe, kanceri i organeve të tjera. Pra, kemi një rritje të sëmundshmërisë tumorale gjithandej në botë. Sëmundshmëria e gjirit, pavarësisht tendencave për tu ulur mosha e prekjes nga kanceri i gjirit vazhdon të jetë të paktën mbi 35 vjeç, por rastet më të shumta janë mbi 40 vjeç.”

Duke iu referuar ekonomisë së vendit, Shahinaj  tregon se në Shqipëri mungon ndihma shtetërore që duhet t’ju vihet pacientëve të prekur. Ajo ngre shqetësimin për të pasur një sistem shëndetësor ‘screening’, teksa veçon zonën rurale si pjesën më të prapambetur sa i përket kushteve për ekzaminim.

“Zonat rurale nuk janë të mbuluara  prandaj i mëshoj faktit të një sistemi shëndetësor të ‘screening’ sepse ai do të zgjidhë shumë probleme, qoftë diagnostikuese por edhe ekonomike. Kushtet ekonomike të shqiptarëve ne e dimë sesi janë dhe ekzaminimet janë vërtet me një kosto të shtrenjtë për vendin tonë. Mjekimi sigurisht, shteti, shumica e medikamenteve të kimioterapisë eksistojnë dhe jepen falas, kurse për pjesën e aparaturave duke ditur që aty mblidhet gjithë Shqipëria ka raste kur aparaturat mund të kenë defekte për momentin, por kjo krijon probleme  shumë të mëdha shëndetësore për sepse fillimi i kimioterapisë dhe radioterapisë nuk është diçka që e fillon sot dhe mund ta vazhdosh pas një viti. Duhet të ketë aksese të tjera shtetërore në mënyrë që të përballojë fluksin e të gjithë të sëmurëve të Shqipërisë sepse edhe në botë po i njëjti problem është por ama pjesën e kostos ekonomike e ke të hequr nga shërbimi shëndetësor . Përpos hallit që të bije sepse kjo është një sëmundje që zgjat në kohë dhe trajtimi ka problematikat e veta, qoftë fizike, qoftë psikologjike, qoftë ekonomike, qoftë edhe sociale, familjare që krijohen nga vetë sëmundja  dhe të kesh mundësi as mos t’i bësh këto edhe nga shteti është akoma më e vështirë për pacientin.”

Në këtë muaj ndërgjegjësimi Shahini i ka bërë apel të gjithë vajzave dhe grave për kontroll të hershëm dhe sistematik të tyre në mënyrë të parandalimit të rasteve me kancerin e gjirit.

“Do të doja që të gjitha vajzat dhe gratë të kontrollohen në mënyrë të rregullt, jo vetëm në tetor, por të paktën një herë në vit për të bërë diagnostimikin e hershëm të sëmundjes së gjirit. Mos ta kenë frikën kaq të madhe sepse jo çdo gjë që preket në gji është kancer, por duhet të shihet nga mjeku specialist i kësaj pune  në mënyrë që të diferencojmë nëse kemi vërtet me një lezion që duhet të merremi me të apo më një informacion që nuk na rrezikon jetën. Kontrollet do të doja të ishin sa më të hershme, sidomos tek vajzat e reja të cilat me atë enerigjinë e moshës së tyre mendojnë që kjo sëmundje nuk ekziston në këtë moshë, por për fat të keq moshat gjithnjë e  më shumë kanë ardhur duke u ulur. E mira është që kontrollet të bëhen mbi 20 vjeç të paktën 1 herë në vit, me ekografi për vajzat e reja dhe me mamografi për gratë mbi 40 vjeç.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco