KAFE SHQETO/ 3-vjeçari humbi jetën te dentisti, mjekja Dollenberg: Narkoza duhet të jetë sa më e shkurtër!

09:39, 06/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin mbarë publikun shqiptar. Një fëmijë 3-vjeçar pasi një operacioni shumë të gjatë te dentisti, prej nëntë orësh ka rënë në koma për të mos u zgjuar më. Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në Rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.

Për të folur për këtë tragjedi ishte e ftuar në studio e emisionit të mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg. Dollenberg foli për mënyrën se si duhet të ishte kryer operacionit tek 3 vjeçari dhe u shpreh se operacioni duhet të ishte më i shkurtër.

‘’Është fatkeqësi e madhe që një tre vjeçar të humbasi jetën sidomos kur bëhet fjalë për një operacion në dhëmbë i  cili është një operacion deri diku profilaktik, estetik, në mënyë të tillë që fëmija në vazhdim të mos ketë këto dhëmbët e verdhë, dhëmbë të cilët nuk e kanë atë estetikën e shëndetshme. Por kur dëgjon që operacioni ka zgjatur nëntë orë dhe kur dëgjon që nuk ka pasur një specialist anestezis të pranishëm gjatë këtij operacioni patjetër që të krijohet një ndjesi të mungesës së një standardi në kryerjen e një operacioni kaq të gjatë," u shpreh Dollenberg për KAFE SHQETO.

KAFE SHQETO: Dy detaje: sasia e narkozës dhe qëllimi i ndërhyrjes pra rregullimi i 14 dhëmbëve, a është kjo një praktikë të cilën mund ta përballojë një fëmijë tre vjeçar qoftë dhe pa një historik problemesh kardiake?

Dollenberg: Patjetër që një tre vjeçar nuk është se ka kaluar shumë eksperienca mjekësore prandaj dhe aktet e tij mjekësore janë pothuajse bosh. Nuk e dimë se nga cilët medikamente ai mund të reagojë në mënyrë alegjike dhe një masë trupore e vogël siç është një fëmijë tre vjeçar patjetër që kërkon një dozim, shumë preciz, shumë të kujdesshëm nga ana e një mjeku specialist anestezist në mënyrë që të mos rrezikojmë tek një fëmijë i kësaj moshe dhe mbidozimin dhe mbi të gjitha kriteri i tretë është dhe kohëzgjatja e narkozës. Edhe pse flasim për një narkozë të plotë përsëri qëlllimi kryesor në operacionet e dhëmbëve është që të jetë një narkozë sa më e shkurtër e mundshme, e plotë po sa më e shkurtër e mundshme. Mesatarisht 30 minuta deri në dy orë zgjat një operacion, prandaj e përmenda që në fillim, nëntë orëshi është një kohëzgjatje shumë e madhe që një trup kaq i vogël të përballojë një operacion kaq të tejzgjatur.

KAFE SHQETO: Pse është e rëndësishme që narkoza të jetë sa më e shkurtër?

Dollenberg: Pyetje shumë e saktë. Kur flasim për narkozë të plotë do të thotë se pacientin e vendosim në gjendje të plotë të humbjes së vetdijës. Truri është në një gjumë kaq të thellë sa mund të flasim se është një prag, është një kufi shumë delikat, zonë gri mund ta quajmë midis gjumit shumë të thellë dhe gjendjes së komës cerebrale, prandaj edhe ne përpiqemi që në bazë të vështërsisë që paraqet një operacion, çfarë po operojmë konkretisht ashtu e përcaktojmë dhe thellësinë e narkozës, me anë të dozës që i japim anastetikëve,që do të thotë edhe thëllësia e narkozës duhet të dozohet shumë mirë dhë për një operacion të dhëmbëve nuk duhet të jetë shumë e thellë narkoza që të shkojmë në drejtim të komës cerebrale, por të jemi sa më afër gjendjes së zgjimit dhe së dyti mos ta lejmë pacientin në këtë rast fëmijën që të jetë në një kohë shumë të gjatë në gjumë të thellë, deri afër komës celebrale sepse po kaloi një kohë e caktuar që truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak atëherë patjetër bëhet i pakthyeshëm procesi i zgjimit të pacientit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco