KAFE SHQETO/ Taksimi i shtëpive me qira ditore, eksperti i ekonomisë, arsyeja: Rritja e pagave dhe e pensioneve

KAFE SHQETO/ Taksimi i shtëpive me qira ditore, eksperti i ekonomisë, arsyeja: Rritja e pagave dhe e pensioneve

11:57, 05/10/2023
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të taksojë dhe shtëpitë e dhëna me qira ditore.

Dhe për këtë ka hedhur një draft ku përcaktohet që subjeket të cilat nuk zbatojnë ligjin do të gjobitën me 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë 1-5 dhoma.

Deri në 15 dhoma kjo vlerë do të shkojë deri në 100 mijë lekë, mbi 16 dhoma deri në 200 mijë lekë e deri në 400 mijë lekë për më shumë.

Për të folur në lidhje me këtë draft ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV eksperti i ekonomisë, Igli Tola.

Kafe shqeto: 15% ishte taksa që do të vendoste qeveria për shtëpitë e dhëna me qira ditore. Si e komentoni këtë 15% dhe sa do i penalizojë ata të rinj që e kanë hapur si biznes të ri për të fituar disa të ardhura?

Tola: Normalisht taksa që aplikohet për AirBNB është një taksë e njohur sepse dhe sot për qiradhënie aplikohet taksa në burim, 15%. Ndërkohë në rastin e AirBNB duke qenë se nuk është një qira e vijueshme por është një qira ditore, me këtë detaj them bëjnë një shmangie apo një pjesë ligjore i cili të jep mundësinë që të mos paguajë tatimin duke qenë se nuk kishte një marrëveshje kontraktuale mes një qiradhënësi dhe një qirramarrësi në afatgjatë. Është një taksë që normalisht përsa kohë ky aktivitet nuk është në fillimet e tij por ështën një aktivit që sot po realizon një xhiro relativisht të madhe, duke qenë se një pjesë e madhe e apartamenteve, e vilave e kështu me radhë janë të listuara aty , bëhet fjalë për mijëra objekte, kryesisht të përqëndruar ose në Tiranë ose në zonën e bregdetit sidomos të shfrytëzuar gjatë sezonit turistik, pastaj është dhe një aktivitet ekonomik që xhiron një volum të konsiderushëm ekonomik.Normalisht duhet të taksohet edhe për vetë faktin e asaj konkurencës së padrejtë që mund t’ju shkaktojë strukturave normale hotelerie. Sepse ofrohet i njëjti shërbim por duke mos u paguar detyrimet siç është rasti i tatimit në burim 15%, siç ndodh me shërbimin hotelier. Është një vendim i cili përpos të gjithave nuk është problemi më i madh që sot ekonomia shqiptare ka, patjetër përsa i përket ndërtimit apo dhe sektorit të shërbimeve, janë një sërë problematika të tjera që duhet të ishin evidentuar dhe adresuar përpara se kjo të ndërmerrej si nisëm.

Kafe shqeto: Çështja është po e zgjeroj përtej AirBNB se duket se sulmi i qeverisë nuk janë vetëm AirBNB por ka arritur deri tek TikTok-u. Çfarë po ndodh me arkën me tatimet të cilët nuk po lejnë shitëse butike pa arrestuar për mall kontrabantë, nuk po lejnë ujk në këmbë të TikTok-ut, ku është fundi i gjithë këtij sulmi?

Tola: Në fund të fare ti ke të drejtë kjo është thjesht aritmetikë. Po të shohim se çfarë ndodhi vitin që shkoi që ndodhi ajo rrija e pagave e indeksuar dhe së fundmi nga shtatori u bë dhe indeksimi i pensioneve i cili bën të mundur rritjen nga 1500 në qytet deri në 900 të pensioneve  në fshat. Dhe janë mbi 350 milionë euro që është shtesë në buxhetin e shtetit dhe normalisht kjo duhet të plotësohet. Dhe si plotësohet: nuk është vetëm taksimi i ujqërve në TikTok apo AirBNB po çfarë ndodhi? Ndodhi rritja e tatimit të dyfishtë për profesionet e lira, nuk është më 13% po shkon deri në 23%. Ndodh përfshirja në skemën TVSH, edhe të arsimit edhe të shëndetësisë që ishte përjashtuar pak më përpara. Dhe vetëm nga TVSH në arsim dhe TVSH për shëndetësi mendohet që merren gati 130 milionë euro shtesë.

Kafe shqeto: Tani e kuptuam ku e kishte hallin qeveria.

Ndiqni intervisten e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco