‘Nuk është e drejtë’/ Mbyllja e spitalit të Tepelenës, banorët: Ku të shkojmë të vizitohemi? Mjekët ndihen të kërcënuar

‘Nuk është e drejtë’/ Mbyllja e spitalit të Tepelenës, banorët: Ku të shkojmë të vizitohemi? Mjekët ndihen të kërcënuar

15:54, 04/10/2023
A+ Aa A-

Mjekët e spitalit ‘Përparim Tepelena’ në Tepelenë kanë dalë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësise për transforminin e këtij spitali në qendër shëndetësore. Tre dite më parë 6 nga 7 mjeke që ka spitali kanë bërë peticion ku kanë renditur kërkesat dhe arsyet për të mos e transferuar këtë institucion në qender shendetsore pa trajtim te pacientëve .

“Për mua nuk është e drejtë, njerëzit kanë nevojë për shtrime. Ketu s’ka pse të mbyllet, se i ka të gjitha. Dëmton ekonominë, të vesh në Gjirokastër përditë. Është tjetër gjë se ca lozin ata."

"Po ne ku të vemi të vizitohemi, unë jam me hipertension. Të shkoj në Gjirokastër me 130 mijë lekë. Të varrosemi ku të vemi. Do vemi te shokët, te shumica”– u shprehën disa prej banorëve të Tepelenës.

Mjekët nuk reagojnë për median pasi ndihen të kërcënuar për vendin e punes. Në të tilla kushte pacientet e spitalit kanë kundershtuar këtë transformin pasi do ju duhet që për te marrë edhe sherbimin më minimal, t'i drejtohen spitalit rajonal në Gjirokaster “Omer Nishani” apo edhe spitalit të Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco