KAFE SHQETO/ Rritja e çmimit të referencës, eksperti tregon pasojat fatale që do të ketë në ekonomi

KAFE SHQETO/ Rritja e çmimit të referencës, eksperti tregon pasojat fatale që do të ketë në ekonomi

10:01, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ndërtuesit janë përplasur me kryeministrin Edi Rama për taksën e referencës, në tryezën që qeveria zhvilloi me biznesin për lehtësimin e procedurave administrative. Ndërtuesit e kanë cilësuar rritjen e çmimit të referencës në mes të vitit, një vendim që mund ti rrezikojë atyre falimentimin, por kjo ankesë nuk është marrë parasysh nga kryeministri i cili e justifikojë me shkallën e lartë të informalitetit.

Pas debatit kryeministri Edi Rama zgjodhi të largohet nga takimin, por kanë qenë sërish ndërtuesit që kanë paralajmëruar situatën e rëndë ku po zhyten për shkak të kësaj takse shtesë, duke paralajmëruar edhe largimin nga vendit.

Për të folur për këtë çështje kaq të rëndësishme që prek xhepat e qytetarëve shqiptar ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Gjatë intervistës Muço u shpreh se në këtë vend ato që taksohen më së shumti janë qyetetarët e ndershëm.

Image"Është për të ardhur keq se në këtë vend janë njerëzit e ndershëm, ata që taksohen më së shumti. Fakti është se sa herë që duhen disa para në buxhetin e shteti çfarë bëhet? Taksohen ata që paguajnë taksa. Në vend që të bëhet barazia fiskale, në vend që ne të luftojmë informalitetin, në vend që ne të zgjerojmë bazën e tatueshme, çfarë bëjmë? Godasim qytetarin. Sot qytetarët shqiptarë, konsumatorët paguajmë mbi 40% të taksave. Mbi 40% e të ardhurave fiskale në nivel republikë vijnë nga qytetarët, nga konsumatorët e thjeshtë, nga populli i thjeshtë. Pra meqënëse këta janë gjithmonë të gatshëm për të paguar dhe nuk janë asnjëherë të gatshëm për të bërë evazion, çfarë ndodh? Ndodh që shikojnë se kush i paguan këto taksa? I paguajnë qytetarët. Si mund t’ua marrim dhe më tepër? Të rrisim çmimin e referencës se nuk luftojmë dot dhe të themi evazioni fiskali. Si mund të luftohet evazioni fiskal? Kryeministri e dinte se një metër katror në zona të caktuara në Tiranë shitet 2000 deri në 6000 mijë euro. Pse e përcakton atëherë faktin që këto nëpër dokumenta regjistrohen me 850? Ti përderisa e di si procedurë, mundohu ta luftosh, mundohu të gjobisësh, të fusësh në burg ata që e bëjnë këtë procedurë dhe nuk ke pse t’ua kalosh qytetarëve. Sepse ndërtuesit dhe si çdo biznesmen tjetër i rëndësishëm në Shqipëri,çfarë bëjnë? Kanë tendencën që çdo barrë të taksave t’ia kalojnë qyetarëve. Kush ka blerë shtëpi së fundmi e di se ti shkon të blesh një shtëpi dhe të thotë ndërtuesi: shiko se atë taksën e sigurimit që me rregull duhet ta paguajë unë, unë nuk e paguaj kështu që do ta paguash ti, e ke ti në kontrat ,që do të më japësh dhe mua kaq lekë. Ke për të regjistruar shtëpinë në hipotekë atëherë teorikisht thotë ndërtuesi më takon mua po ti ke për ta paguar. Praktikisht është loja që qytetarët sidomos ata që nuk kanë mundësi financiare, që shumicën e rasteve pjesën dërrmuese të  parave i marrin me kredi kanë tendencës që ti nënshtrohen ndërtuesit sepse kjo është zgjidhja e vetme dhe zoti kryeministër e di këtë, duke bërë këtë që po bën, me një të rënë të lapsit, pa bërë asnjë arsyetim llogjik se çfarë po ndodh, cilat janë efektet në ekonomi të vendosjes së një takse të re apo të vendoste rishikimi i taksës së referencës, domethënë se çfarë impakti ka në ekonomi. Nuk duhet harruar fakti se ne kemi një model zhvilli ekonomik pa sens, pa llogjik ,domethënë mund ta shikosh në Sinaloa, mund ta shikosh në disa zona të Brazilit, mund ta shikosh në Kolumbi, mund ta shikosh në Nigeri. Në Nigeri dhe pse është një vend i varfër me të ardhura për frymë shumë të ulta, çmimet për metër katrorë në kryeqyetet janë në raport të drejtpërdrejtë me të ardhurat. Kjo po ndodh dhe në realitetin shqiptar,  domethënë po ofrojnë një model jo për shqiptarët".

Kafe shqeto: Me rritjen e çmimit të referencës fillimisht duket se do të mbulojë disa hapësira në buxhetin e shtetit aktualisht. Por çfarë efekti do të sjellë në ekonomi ndoshta 2-3 vite më vonë? Do të ketë një krizë në vend?

Muço: Është shumë logjikë e thjeshtë. Sot domethenë të dhënat e fundit që ka publikuar INSTAT-i për rritjen ekonomike në gjashtë mujorin e dytë nuk është ai turizmi i famshëm, që përmendin, ndoshta nuk e di që është bum turistik, por po të lexosh vetëm statistikat nuk është i tillë sepse kontributi i turizmit në rritjen ekonomike në tre mujorin e dytë ishte vetëm: 0.2%.

Kush ishte kontribuesi kryesor në rritjen e ekonomike? Ishte ndërtimi. Domethënë që këtu e kupton se është një ekonomi anormale, kjo është efekti i parë. Dhe tani efekti tek qytetarët. Ju jeni me rroga vetë dhe e keni parasysh se për të blerë një shtëpi në Tiranë, nuk po flas në qendër të Tiranës, flas le të themi dhe në zona periferike, duhet deri në 26 vjet për dy të mirëpuaguar. Në momentin që ti rishikon çmimin e referencës automatikisht  kjo do të kalojë në çmimin final i apartamentit, kur të bleni një apartament në të ardhmen do ta bleni 100-200 euro më shtrenjtë pikërisht për rishikimin e taksës së referencës dhe automatikisht do të bëhet gjithmonë e më e vështirë për çifte te reja që të blejnë një shtëpi në Tiranë dhe pastaj ankohen pse po ikin shqiptarët nga Shqipëria. Pse 40% e fëmijëve që përfituan bonusin e bebeve kishin lindur jashtë Shqipërisë. Tani i bie që gati 1 nga 2 fëmijë po lindin jashtë. Për t’i larguar dhe më tepër të rinjtë jashtë iua nxijnë jetën. Është e vështirë të gjesh një punë, ka një netëork se nuk ka më njeri që të pyet sesa i zoti je, po të pyet se çfarë partie ke. Në disa raste  dhe privati ka filluar të  marrë në punë me miq, pastaj marrim pagat e ulta dhe e kanë të vështirë të krijojnë një jetë të re nëse nuk kanë ndihmën e prindërve. Dhe larg qoftë të sëmurën spitalet publike nuk të ofrojnë asgjë,  e keni parë në disa raste se sa para duhet të paguhet  te privati për sëmundej të caktuara. Shkollat po nga viti në vit po degradojnë, po zbrazen, nuk do të kemi mësues matematike në të ardhmen po bëhet një problematikë kaq e madhe sa i shtohet dhe kjo e çmimt të blerjes së një apartamenti që qytetarët shqiptarë të largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria dhe mendohet se do të behët me qytetar nga bangladeshi se nuk e di se kush është modeli i tyre në kokë dhe tani po vëmë në dyshim se kush po e këshillon kryeministrin.

Ndiqni intervistën e plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco