Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Breshëri, dëme të mëdha në Kuçovë, dëmtohen sera dhe sipërfaqe me ullinj

SYRI TV/ Breshëri, dëme të mëdha në Kuçovë, dëmtohen sera dhe sipërfaqe me ullinj

12:21, 02/10/2023
A+ Aa A-

Pas Korçës, edhe në Berat janë shkaktuar dëme të mëdha nga breshëri. Disa rajone bujqësore në bashkinë e Kuçovës kanë pasur dëme në kultura si ulliri, ndërsa sipërfaqe të mëdha me sera janë shkatërruar nga era dhe breshëri.

Nga SYRI TV

Shirat e rënë dy ditë më parë në vend kanë shkaktuar probleme në sera, tokat bujqësore dhe pemët e ullinjve në ish-Njësinë Administrative Kozare në Kuçovë.

Stuhia e breshërit ka dëmtuar prodhimin tashmë të pjekur të domates, specit dhe kastravecit në sera. Këto të fundit janë dëmtuar gjithashtu shkak të kushteve atmosferike.

Më të dëmtuarit nga kjo stuhi breshëri janë banorët e fshatit Vlashuk, ku të gjitha parcelat me ullinj janë dëmtuar dhe ulliri ka rënë në tokë.

Fermerët shprehen se pas kësaj fatkeqësie natyrore ata kanë njoftuar punonjësit e bashkisë Kuçovë, që pasi u kanë thënë që nuk përfitojnë asgjë, iu kanë fikur edhe telefonat.

Breshëri i rënë pak ditë më parë, ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në rajonin juglindor, duke shkatërruar qindra hektarë me mollë.

Gazetar: A. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco