SYRI TV/ Vaji shqiptar gjen treg europian, grumbulluesit Italianë në Mallakastër

SYRI TV/ Vaji shqiptar gjen treg europian, grumbulluesit Italianë në Mallakastër

12:11, 02/10/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra ton me vaj ulliri i prodhuar nga fermerët e Mallakastrës, po eksportohet drejt Italisë. Grumbulluesit thonë se vaji po u blihet fermerëve me çmim të mirë, ndërsa prodhuesit tregojnë se po shesin vajin e vitit të kaluar. Vaji shqiptar shitet në tregjet europiane me çmim disa herë më të lartë se ai që u blihet fermerëve vendas.

Nga SYRI TV

Janë së paku 50 ton vaj ulliri, që në pak ditë ka eksportuar një prej grumbulluesve në fshatin Dukas të bashkisë Patos.

Taulant Shpata, një prej grumbulluese në Mallakastër, tregon se kërkesa e tregtarëve të huaj për vajin shqiptar është rritur e bashkë me kërkesën është rritur dhe çmimi i shitjes.

Vaji eksportohet drejt Italisë, ndërsa fermerët po e shesin atë me çmim shumice për rreth 550 lekë për litër, duke krijuar mundësi që fermerët të shesin vajin e mbetur stok prej vitit të kaluar.

Fermerët tregojnë se aktualisht po shesin vajin e prodhuar një vit më parë, ndërsa këtë vit thonë se nuk ka prodhim të mjaftueshëm.

Vaji i ullirit që eksportohet nga Shqipëria po shkon drejt tregjeve të vendeve të Bashkimit Europian, aty ku çertifikohet dhe shitet me çmim disa herë më të lartë nga sa është blerë në vendin tonë.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco