Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

KAFE SHQETO/ Marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali, avokatja tregon se kush përfiton

09:54, 02/10/2023
A+ Aa A-

Për të folur në ldihje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në lidhje me pensionet ishte e ftuar në studion e KAFE SHQETO në SYRI.TV, Margarita Preni, punonjëse e Ministrisë së Brendshme pranë prefektures së Pratos në Itali, me profesion avokate. 

Preni gjatë fjalës së saj tha se bëhet fjalë për një marrëveshje ku do të mund të përfitojnë qoftë shtetasit shqiptar që më kohë janë zhvendosur në Itali, qoftë shtetasit italian që jetojnë në shqipëri.

‘Bëhet fjalë për një 'Marrëveshje bilaterale' ku do të mund të përfitojnë qoftë shtetasit shqiptar që me kohë janë zhvendosur në Itali, qoftë shtetas italian që sot jetojnë në Shqipëri. Pra është një marrëveshje që do të përças interesat e shumë njerëzve pavarësisht nga kombësia shqiptare apo italiane duke qenë se sot kemi këtë dhe muhabetin e ndërsjelltë, të natyralizimit të shumë shqiptarve në Itali dhe anasjelltas. Kjo përbën që jetesa e çdo kujt ne të mund përmisohet nga aprovimi  i kësaj lloj marrëveshje sepse qoftë brezi i emgrantëve të parë të viteve ’90 e tutje, qoftë edhe njerëz të zhvendosur në Itali në një periudhë akoma më të afërt. Sepse një pjesë e mirë e shqiptarve të cilët janë larguar nga Italia në vitet ’90 mund të kene patur një përvojë punë shumë të shkurtër, por sadopak e shkurtër kjo përvojë pune mund të ndikojë të paktën në plotësimin e viteve' u shpreh Preni për 'Kafe shqeto'.

Kafe shqeto: Ju po thoni dhe për ato që janë larguar nga Italia janë rikthyer në shqipëri?

Preni: Ata kanë gjithsesi një vjetërsi pune të maturuar në Itali që do t'ju mund t’ju njihet dhe do të mund bashkohet, gjë që deri më sot nuk është bërë e mundur. Nuk bëhet fjalë vetëm për pjesën e emigrantëve që sot janë në një moshë akome pune, që në një ditë të nesërme do të mund të interesohen nga reforma të ndryshme sepse ky rezultat do të varet nga reformat, që do të jenë në fuqi në momentin kur do të mbushin moshën e pensionit sepse kemi dy kritere: një kriter objektiv dhe një kriter subjektiv. Subjektivi ka të bëjë me mbushjen e moshës së pensioneve, objektivi ka të bëjë me plotësimin e vjetërsisë minimale të punës. Por është një marrëveshje që do t'ju intersoj të gjithë njerëzve. Se përshembull në Shqipëri shumë personave të gjinisë mashkullore mbi të gjitha i njihet si vjetërsi pune edhe shërbimi ushtarak, apo shërbime të tjera që janë kryer në periudhën që ata qëndronin në Itali. Pjesa tjetër e emigrantëve që kanë një moshë më të re në angrafike që gjithsesi pavarërisht nga fakti se mund të ketë patur një përvoje pune në Shqipëri të frytshme apo jo, ka kryesisht punuar kryesisht në Itali dhe do të mund të shfrytëzojë këtë lloj përvoje dhe këtë lloj vjetërsie në rast kthimi në Shqipëri, në qoftëse ata duan të kalojnë një pjesë të jetës në Shqipëri. Kemi patur rastin përgjatë periudhës kur unë ushtroja profesionin e avokatit, rastin e një zonje shqiptare që është këngëtare lirike, e cila punon në korin e teatrit 'Petruzzelli' në Bari që ishte pushuan nga puna për shkak të faktit që kishte arritur një moshë anagrafike e cila sipas drejtuesve të teatrit nuk lejonte të ishte në shërbim të atij teatri. Ishte periudha e pandemisë dhe zonja ndihej në vështërsi në lidhje me këtë sepse kishte një moshë le të themi të pjekur ku ishte realisht e vështirë që të shkonte e të punonte diku tjetër. Në si studio e specializuar në këtë fushë morëm përsipër mbrojtjen e çështjes së saj dhe pavarësisht nga fakti që zonja kishte arritur moshën anagrafike për të vajtur në pension arritëm të merrnim me anë të vendimit të Gjykatës të drejtën për ta ripunësuar atë  te teatri 'Petruzzelli' ku pati dhe integrimin e të gjithë rrogave që nuk ishte perceptuar në muajt më përpara.

Kafe shqeto: Në këtë kontekst ajo s'pati të drejtë as të pensionohet apo deshte të punonte?

Preni: Ajo donte të punonte sepse gjithë vështërsia e punës që ajo kishte maturuar në Shqipëri në vite para transferimit të saj në Bari nuk i njiheshin sepse nuk kishte një 'Marrëveshje biletarale'. Në këtë rast le të themi pati një vendim të suksesshëm por ju deshtë t'i drejtohej gjyaktës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco