Nis viti i ri akademik, pritet bojkot nga studentët e Mjekësisë për punën 5-vjeçare me detyrim

Nis viti i ri akademik, pritet bojkot nga studentët e Mjekësisë për punën 5-vjeçare me detyrim

08:43, 02/10/2023
A+ Aa A-

Universitetet hapin dyert sot për studentët, të cilët nisin vitin e ri akademik 2023-2024. Ministrja e re e Arsimit, Ogerta Manastirliu, iu ka përcjellë atyre një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale.

 “Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve, që ulen për herë të parë në auditore dhe që vijojnë studimet në universitet tona, - tha Manastirliu. -  Përkushtohuni me energji e kuriozitet, jepni më të mirën nga vetja, për të pasur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë, dëshirojmë për ju!”

Por, sot pritet që studentë të Fakultetit të Mjekësisë të nisin dhe një bojkot të vitit akademik në vazhdën e  protestës së tyre kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri për të shërbyer 5 vjet pas përfundimit të studimeve ose në të kundër, për t'i shlyer shtetit një gjobë prej mbi 5 mijë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco