Rikthehet vera! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rikthehet vera! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

23:02, 01/10/2023
A+ Aa A-

Temperaturat e larta dhe dielli do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen.

Sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në Shqipëri javën që vjen do të rikthehet vera, pasi temperaturat pritet të shkojë deri në 30 gradë.

Parashikimi i motit:

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqendruar në relievet kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco