Kafe shqeto/ Ekspert i Politikave Vendore: Censusi do ta nxjerr qeverinë zbuluar!

Kafe shqeto/ Ekspert i Politikave Vendore: Censusi do ta nxjerr qeverinë zbuluar!

11:13, 22/09/2023
A+ Aa A-

Për të folur në lidhje me censusin i cili ka filluar që të hënën (18 shtator) ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit në SYRI.TV ‘Kafe Shqeto’  eksperti i Politikave Vendore, Agron Haxhimali.

Gjatë intervistët Haxhimali u shpreh ndër të tjera se censusi është një instrument negativ nëse të dhënat nuk dalin mirë dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të vërtetë për t’i treguar gjërat.

''Së pari duhet të them se censusi është më tepër instrument negativ nëse të dhënat nuk dalin jo mirë për qeverinë dhe nuk ka nga të luaj, por në përgjithësi vlerësohet si instrument që kur të dhënat janë të plota, të sakta demografia, etnia, mosha, çështjet ekonomike, standardet e jetesës emigrimi, migrimi, tregon se në çfarë gjendje reale është familjari, qytetari, njesia ekonomike dhe i gjithë vendi jonë në këtë drejtim. Ndaj unë them që cilido qytetar duhet të jetë i vërtetë për t’i treguar gjërat. Çdo lloj manovre nuk i shërben askujt, as monvrat në Himarë apo në Dropull janë mënyra të gabuara, vetëm do prishin punë, do krijojnë konfuzion, do të krijojnë databaza apo të dhëna të rreme për të cilën do të jetë ai qytetari që do të ketë probleme. Por le të themi në kontekstin politik unë mendoj se ky census do ta nxjeri qeverinë të zbuluar sepse sot një vend që nuk di sa ka numrin e banorëve, mund të jetë rasti më i mirë të tregojë të vërtetën se kush është numri i familjeve dhe numri i banorëve që nga fshati në cilën do bashki në të 12 rajonet dhe në gjtihë Shqipërinë. Propaganda që kanë ndjekur dhe janë kthyer sërish na nxjerr fare mirë në këtë drejtim. Pjesa tjetër për asetet dhe për pronat. Sot debati më i madh që bëhet dhe në këto kohë po diskutohet dhe për taksimin e pronave me index të ri këtu në Tiranë por më vonë në gjithë Shqipërinë.  A e dini se në Shqipëri nuk ka të numëruar saktë fare as pronat, as banesat, as të vjetrat, as të rejat as ato me legalizime prandaj është një rast i mirë që qytetarët për ta vendosur qeverinë me shpatulla për muri, institucionet me shpatulla për muri duhet t'ju thonë unë e kam deklaruar pasurinë time, jam treguar qytetar i ndershëm, hajde mi verifiko, hajde mi pajis me dokumenta, hajde me takso ashtu siç duhet' u shpreh Haxhimali për 'Kafe shqeto',

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco