SYRI TV/ Lezhë, dëmtohen muret e kalasë, dështon 7 herë tenderi i restaurimit

14:13, 15/09/2023
A+ Aa A-

Muret e Kalasë së Lezhës vijojnë të dëmtohen, ndërsa restaurimi i tyre ende nuk po kryhet. Specialisti i monumenteve të Kulturës në Lezhë, Ded Margjoni tregon se tenderi për restaurimin ka dështuar 7 herë.

Nga SYRI TV

Nga një atraksion turistik, kalaja mesjetare e Lezhës, që prej vitit 2016, është kthyer në një kërcënim serioz për turistët dhe banorë të zonës.

Margjoni tha se projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe është tenderuar më shumë se 7 herë, por i kërkoj ministrisë së  Kulturës që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Specialisti Margjoni thas se një pjesë e banorëve në anën veriore të kalasë janë ende në rrezik për shkak të lëvizjeve së gurëve.

Kalaja e Lezhës mbetet një objekt historik mjaft i veçantë, mbijetesa e së cilës kërkon ndërhyrje të shpejtë nga ministria e Kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco