SYRI TV/ Kadastra online, ankohen qytetarët në Elbasan: Vonohen dokumentet

13:35, 14/09/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë të Elbasanit prej dy muajsh po hasin në vështirësi për dokumentet e pronësisë, për shkak të shërbimit online të Kadastrës. Qytetarët shprehen se dokumentet e pronësisë nuk po trajtohen në kohë, ndërsa shumë prej tyre tregojnë se e kanë të pamundur edhe të aplikojnë. Shërbimi online ka futur në ngërç edhe tregun e pasurive të paluajtshme.

Nga SYRI TV

Prej më shumë se dy muajsh, qytetarët po përballen me vështirësi në aplikimet për dokumente pronësie të lëshuara nga Kadastra, për shkak të vonesave që po sjellë shërbimi online.

Shumë qytetarë në Elbasan, tregojnë se shërbimi online nuk po funksionon, ndërsa të tjerë tregojnë se e kanë të pamundur edhe të aplikojnë online për këtë shërbim.

Nga ana tjetër, shërbimi online i Kadastrës ka futur në kaos edhe tregun imobiliar. Agron Mane, një ndërmjetës pronash tregon se shit-blerja e pasurive të paluajtshme po has në vështirësi për shkak të vonesave me nxjerrjen e dokumentave të pronësive.

Një tjetër qytetar tregon se jo vetëm online, por as fizikisht nuk ka arritur të marrë prej pesë vjetësh një dokument pronësie.

Prej datës 2 korrik të këtij viti, kadastra ofron shërbim vetëm online gjë e cila ka sjellë vonesa dhe probleme të ndryshme në trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco