Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Fuga: Në universitetet tona bëhet program gjimnazi! Qeveria mendon për mandatet, por s’ka vizion për arsimin

Fuga: Në universitetet tona bëhet program gjimnazi! Qeveria mendon për mandatet, por s’ka vizion për arsimin

17:32, 12/09/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar nisjen e vitit të ri shkollor. Gjatë intervistës në News24, akademiku Fuga u shpreh se ulja e numrit të nxënësve të regjistruar vjen nga rënia demografike. Ai shpjegoi gjithashtu se kjo rënie vjen me zhvendosje të popullsisë si edhe emigrimit.

“Problemi është se si do të adaptohet shkolla përpara këtij fakti. Ndërtesat e shkollave janë të rëndësishme, por duhet të dimë se shkolla në radhë të parë është përmbajtje. Unë di shkolla në Perëndim që mund të jenë qindra vjeçare, por kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Ndërkohë ka edhe probleme të tjera, pasi nuk ka një auditim të pavarur dhe e fut auditimin në autizëm. Nëse ne nuk e thyejmë këtë kurrë nuk kemi për të pasur matje të cilësisë së arsimit në Shqipëri. Të rinjtë tanë nuk mund të jenë me nota 10, dhe me një nivel arsimor shumë të ulët”, u shpreh ndër të tjera akademiku Fuga.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, gjithashtu akademiku Fuga tha se programet e shkollave universitare, bëhen ato gjëra që duhen bërë në shkollë të mesme.

Pasi sipas Universiteti zëvendëson shkollën e mesme duke sjellë një degradim dhe ‘viktimë’ në këtë mes mbeten nxënësit.

“Një qeveri që mendon për mandatin e 2 apo 3 vjetëve që do të vijnë, nuk ka kohë të mendojë për periudha afatgjate, ky është gabimi i politikanëve që nuk kanë vizionin të mendojnë për 50 vite apo për një shekull, por për një muaj apo disa muaj, u shpreh ndër të tjera Fuga, ndërsa shtoi: “Sot ndalohet të vijë nxënësi me telefon. Nxënësit jashtë shkollës i kemi të rrethuar nga teknologjia. Hidhet ideja se nxënësit nuk lexojnë dhe për këtë fajin e ka telefoni. Por përse në Europë popullsia lexon jashtëzakonisht shumë edhe telefonat nuk ndalohen. Në vendin tonë mungojnë biblioteka publike që të jenë të lehtë për t’u marrë. Dhe po ashtu tekstet e shkollës së mesme nuk kanë copa leximi. Kultura e leximit është e vrarë nga shkolla. Ka libra që janë tekstet, por nuk i referohen romaneve konkrete”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco